PR në Shkokër akuza Voltana
Ademit: S’respekton koalicionin

PR në Shkokër akuza Voltana<br />Ademit: S’respekton koalicionin
SHKODER - Trazirat politike kanë përfshirë sërish këshillin bashkiak të Shkodrës. Aleati kryesor i PD, partia republikane e Shkodrës akuzon partinë demokratike se po bashkëpunon me PS dhe LSI dhe parti të tjera të vogla që janë në këshill duke lënë mënjanë vetë republikanët. PR në mbledhjen e këshillit bashkiak për paketën fiskale ka abstenuar me tre votat e saj duke mos qenë në të njëjtën linjë me PD, parti me të cilën është në koalicion prej 25 vitesh. Ai që ka nisur kritikat fillimisht për paketën fiskale është Gasper Kokaj, pjesë e PR në këshillin bashkiak por që është futur përmes listës së PD në zgjedhjte lokale të 2015-ës.

Pas kritikave për paketën fiskale e cila u miratua përveç votave të PD-së edhe me votat e PS, LSI dhe partive të tjera të vogla, duke bërë kështu një bashkim votash të pazakontë pozitë-opozitë. Në fund të mbledhjes së këshillit bashkiak, pasi paketa fiskale mori 38 vota pro, Kokaj tregoi arsyet e këtij abstenimi.

“Ne si grup i PR abstenuam sepse partia demokratike dhe vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi që është pjesë e PD gjithashtu nuk kanë zbatuar marrëveshjen që PR ka me PD”. Më tej Kokaj thumboi teksa tha se e djathta nuk kishte nevojë për votat e PR sepse paketa fiskale u miratua me votat që mori nga PS dhe LSI. “Abstenimi jonë nuk ndikoi në rezultatin e votave për paketën fiskale sepse PD mori edhe votat e PS dhe LSI duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën”. 

Gaspër Kokaj nuk e ka për herë të parë që akuzon PD sepse një gjë të tillë ai dhe partia e tij e ka bërë në vitin 2013-të kur ka kandiduar për deputet në Qarkun Shkodër. Kokaj akuzoi se PD i ka vjedhur mandatin e deputetit duke manipuluar rreth 38 vota në favor të kandidatit të PD Gjovalin Bzhetaj që arriti të jetë pjesë e parlamentit.
 
Sapo mbledhje e këshillit bashkiak përfundoi për paketën fiskale, kryetari i PR në Shkodër Namik Kamberi i cili aktualisht nuk është pjesë e këshillit bashkiak por ka qenë për 20 vite me radhë tregoi më konkretisht se si qëndron problem për marrëveshjen me PD dhe arsyet e abstenimin që kanë të bëjnë me moszbatimin e asnjë pike të asaj marrëveshje. Ashtu si Kokaj edhe kreu i PR Kamberi akuzoi për bashkëpunim pozitë-opozitë në këshillin bashkiak të Shkodrës.
 
Vota jonë nuk ndikoi por ishte shenjë revolte sepse kemi 25 vite si aleati tradicional i PD dhe për çdo zgjedhje parlamentare PD ka marrë nga një deputet nga votat e PR. Kemi një marrëveshje të nënshkruar mes Bashës dhe Mediut dhe kemi kërkuar që kjo marrëveshje të realizohet. PR duhej të kishte kryetarin e këshillit bashkiak, sekretarin e këshillit bashkiak, një administrator në një prej njësive dhe jo më pak se 9% të të punësuarve në bashki por edhe institucionet e varësisë. Fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk është respektuar nga PD dhe bashkia Shkodër. Jemi të revoltuar sepse ka parti të tjera që nuk kanë qenë aleate tradicional të PD dhe kanë përfituar nga punësimet. Qëndrimet e PD po bëjnë që ne të rrimë në grup më vete të nesërmen. Ne nuk na thotë jo PD sepse jemi takuar edhe me kryebashkiaken Ademi por kanë realizuar punësime me të tjerët dhe jo me ne. Abstenimi jonë do vazhdojë deri sa të realizohet marrëveshja PR-PD. Ne nuk i druhemi këtij bashkëpunimi mes PS dhe PD sepse kemi marrëveshjen tonë. U pa që PS dhe LSI votuan për PD për paketën fiskale, gjë për të cilën nuk ka ndodhur kurrë më parë që të votojë opozita. Se sa i dëmshëm është bashkëpunimi PS-PD-LSI për Shkodrën, koha do e tregojë”.  
 
Për të 6-ën herë, dyshimet për pazare e bashkëpunim mes të gjitha partive në këshillin bashkiak të Shkodrës janë kthyer në të vërteta që faktohen në bazë të rezultateve të votave nga vetë këshilltarët. Herë pas here PS ka “tradhëtuar” LSI dhe LSI ka “tradhëtuar” PS-në. LSI ka bashkuar votat me PD për të dëmtuar PS edhe PS dhe LSI janë në koalicion ashtu siç PS dhe PD kanë shkëmbyer fshehtas votat mes tyre për interesa të përbashkëta duke nxjerrë jashtë loje LSI edhe pse është forcë e dytë në këshill me 10 këshilltar, një më shumë se PS.

Edhe partitë e qendrës edhe pse në koalicion janë me PD, herë pas herë kanë dalë nga rreshti duke mbajtur një qëndrim tjetër e duke votuar jashtë linjës së partisë së madhe të koalicionit. Këtë radhë në votimin për paketën fiskale për të parën herë, në një votim të rëndësishëm, PS dhe LSI i dhanë votat PD-së. Abstenimi pa afat nga PR apo edhe grupimi veçmas i tyre në këshillin bashkiak të Shkodrës mund të prishë punë në një votim tjetër të diskutueshëm siç ka ndodhur me anëtarët e bordit të Vllaznisë kur në votimin e dytë u desh një i majtë si Renato Radoja të pritej një orë gjysëm nga PD për të dhënë një votë dhe për të shpëtuar demokratët për t’i dhënë jetë bordit të ri të Vllaznisë sepse PD-së i mungonin votat.

Një mish-mash politik që në këshillin bashkiak të Shkodrës nuk mund të jetë gjë tjetër veçse interesa personale, luftë jo shumë e ndershme politike edhe mes partive që janë në një koalicion apo pazare politike që nuk janë aspak në shërbim të qytetarëve të Shkodrës të cilët kanë votuar për t’u përfaqësuar për programet e partive dhe jo pazaret e interest e tyre politike dhe personale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive