Prag derbi, Shehi qetëson tifozët e Tiranës: Dua të vazhdoj si bardheblu! Mehmeti: Partizani vuan me ekipe si Egnatia

Pasi siguroi titullin kampion, Tirana 3 javë para fundit të sezonit në Superligë, do përballet me Vllazninë të shtunën në orën 17:15 në atë që cilësohet si derbi i Shqipërisë. Te bardheblutë çështje më e rëndësishme tani për tani është qëndrimi apo jo i trajnerit për sezonin e ardhshëm, pasi ka oferta nga kampionate të tjera.

“Unë mendoj që dëshira është e dy palëve që të vazhdojmë, sepse kemi nisur një rrugëtim të gjithë bashkë, me mua duke qenë pjesa kryesore e ndërtimit të skuadrës. Një gjë është e sigurtë që në mes nuk janë paratë, por projekti,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Në krahun tjetër shkodranët janë në luftë për të siguruar një vend në Kupat e Europës.

“Problemi është se nuk duhet të merremi me Tiranën farë, por me skuadrën tonë dhe duhet të kërkojmë angazhimin 100% të skuadrës ashtu si ndeshjen me Kukësin. Me këtë duhet të merremi ne dhe jo me Tiranën,”-tha Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.

Njëjtë si Vllaznia, edhe Partizani ka objektiv kualifikimin në Europë, por të kuqtë kanë në dorë vetë fatin e tyre. Të shtunën duhet t’ia dalin kundër Egnatias në transfertë.

“Tani duhet të jemi me këmbë në tokë sepse janë ndeshje të vështira me të tillë kundërshtarë. Kemi hasur gjithmonë vështirësi dhe duhet patjetër që lojtarët të tregohen profesionist dhe vigjilent sepse janë ndeshje me specifikë ndryshe,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Tre ndeshjet e tjera, që luhen po të shtunën në orën 17:45 janë Kastrioti-Teuta, Kukësi-Dinamo si dhe Skënderbeu-Laçi.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?

Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?