Prag dialogut Turqi-Greqi, ministri i jashtëm gjerman të hënën në Ankara

Prag dialogut Turqi-Greqi, ministri i jashtëm gjerman të hënën në Ankara

Me 16 janar ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, do të zhvillojë një takim zyrtar në Turqi. Vizita e ministrit gjerman vjen në një kohë që Turqia dhe Greqia kanë dhënë sinjale për t’u ulur në dialog.

Të hënën, Maas do të takojë homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu, tha zëdhënësi. Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet e tyre në 25 janar në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre mbi kontrollin në burimet e Hidrokarbureve në Medheun Lindor.  

Gjermania është përpjekur të ndërmjetësojë midis dy vendeve, me Maas duke bërë udhëtime në të dy verën e kaluar. Athina akuzon Ankaranë për eksplorimin e rezervave të gazit në territorin detar që i përket Greqisë, sipas ligjit ndërkombëtar, Ankaraja nuk e pranon një akuzë të tillë.

Maas do të takohet me homologun Mevlüt Çavuşoğlu, ky i fundit ka propozuar që të takohet me Dendias  në 25 Janar në Stamboll dhe më pas në një takim të dytë në Tiranë pas ftesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Nga ana tjetër përflitet edhe për një takim Erdogan-Mitsotakis teksa si fillim me të gjitha gjasat do të jenë ministrat e jashtëm që do ulen në dialog këtë janar.


Lajmi kryesor:

Erdogan zbut tensionet me Greqinë: Gati të takohem me Mitsotakis/ Ulja e tensioneve pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në dy vendet


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë