Marina amerikane ka hipur në bord dhe ka sekuestruar dy cisterna nafte të lidhura me Venezuelën dhe pjesë të asaj që quhet “flota e errët”. Cisterna Marinera, e lidhur me Venezuelën, është vënë nën kontroll dhe ndodhet nën kujdestarinë e SHBA-së, pas një ndjekjeje që zgjati mbi dy javë nëpër Atlantik. Lajmin e raportoi një zyrtar amerikan për NBC News.
Moska proteston dhe thotë se hipja në bord të Marinera-s “ka shkelur Konventën e OKB-së për të Drejtat e Detit të vitit 1982”, raporton agjencia RIA Novosti.
Komanda Evropiane e SHBA-së njoftoi në X se, “bashkë me Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Sigurisë së Brendshme, në koordinim me Departamentin e Mbrojtjes, ka sekuestruar M/V Bella 1 për shkelje të sanksioneve amerikane”.
“Anija – thuhet në postim – është sekuestruar në Atlantikun Verior në bazë të një urdhri të lëshuar nga një gjykatë federale amerikane, pasi është gjurmuar nga njësi e Rojës Bregdetare amerikane, U.S.C.G.C. Munro.”
“Ky sekuestrim – shpjegon Komanda Evropiane e SHBA-së – zbaton proklamatën e presidentit amerikan që synon anijet e sanksionuara që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Hemisferës Perëndimore. Operacioni u krye nga komponentët e Departamentit të Sigurisë së Brendshme me mbështetje të Departamentit të Mbrojtjes, duke treguar një qasje të integruar të qeverisë për mbrojtjen e territorit kombëtar.”
The @TheJusticeDept & @DHSgov, in coordination with the @DeptofWar today announced the seizure of
— U.S. European Command (@US_EUCOM) January 7, 2026
the M/V Bella 1 for violations of U.S. sanctions. The vessel was seized in the North Atlantic pursuant to a warrant issued by a U.S. federal court after being tracked by USCGC Munro. pic.twitter.com/bm5KcCK30X
Sekuestrimi, që mund të rrisë tensionet me Moskën, ndodhi pasi cisterna – fillimisht e njohur si Bella 1 dhe më pas e riemërtuar – kishte arritur të kalonte një “bllokadë” detare amerikane dhe kishte refuzuar përpjekjet e Rojës Bregdetare të SHBA-së për të hipur në bord. Në momentin e operacionit, anije ushtarake ruse, përfshirë një nëndetëse, ndodheshin pranë. Rusia kishte dislokuar këto mjete për ta shoqëruar cisternën, e cila aktualisht nuk transportonte ngarkesë, por historikisht kishte sjellë naftë bruto venezueliane dhe besohet se ndodhej dje midis Skocisë dhe Islandës.
Rojës Bregdetare amerikane i ishte dashur të tentonte të hipte në bord të Bella 1 muajin e kaluar në Karaibe. Anija më pas ndryshoi kurs dhe emër, duke u bërë Marinera, dhe duket se ka ndryshuar flamurin nga gujanasi në rus. Dy zyrtarë amerikanë thanë për CBS News se forcat amerikane po planifikonin të hipnin në bord dhe se Uashingtoni preferoi ta sekuestronte në vend që ta fundosë.
Një aeroplan spiun britanik i RAF-it kishte ofruar mbështetje për operacionin amerikan, sipas The Times, duke cituar disa faqe për gjurmimin e fluturimeve. Aeroplani u gjend në jug të Ishujve Faroe pas një periudhe operimi me transponder të fikur. Aeroplani Poseidon i RAF-it fluturoi në zonën e misionit para se të shkonte drejt bregut lindor të Skocisë. Sipas gazetës, Mbretëria e Bashkuar ka pasur përfshirje në operacion.
Media britanike raporton gjithashtu për përfshirjen e bazave britanike në operacion. Forca amerikane janë parë duke u trajnuar për këtë lloj misioni gjatë javës, pasi janë dislokuar disa avionë amerikanë. Një stërvitje specifike përfshinte një aeroplan Osprey nga i cili forcat speciale zbresin, duke simulua atë që u realizua më pas nga ushtarët amerikanë në Atlantikun Verior. Bazat e RAF-it të përfshira ndodhen në Suffolk dhe Gloucestershire.
Komanda Jugore e SHBA-së njoftoi në X gjithashtu sekuestrimin e cisternës tjetër të lidhur me Venezuelën. “Në një operacion në agim të mëngjesit, Departamenti i Mbrojtjes, në koordinim me Departamentin e Sigurisë së Brendshme, ka ndaluar një cisternë pa flamur dhe nën sanksione, pjesë e asaj që quhet ‘flota e errët’”, thuhet në postim.
“Anija e interceptuar, M/T Sophia, operonte në ujëra ndërkombëtare dhe kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve. Roja Bregdetare amerikane po e shoqëron drejt SHBA-së”, shton komanda jugore.
In a pre-dawn action this morning, the Department of War, in coordination with the Department of Homeland Security, apprehended a stateless, sanctioned dark fleet motor tanker without incident.
— U.S. Southern Command (@Southcom) January 7, 2026
The interdicted vessel, M/T Sophia, was operating in international waters and… pic.twitter.com/JQm9gHprPk
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi muajin e kaluar se kishte urdhëruar një “bllokadë” për cisternat e sanksionuara që hynin dhe dilnin nga Venezuela, një lëvizje që qeveria venezueliane e përshkroi si “vjedhje”. Para kapjes së ish-liderit të vendit Nicolás Maduro nga SHBA-ja, të shtunën, Trump akuzoi disa herë qeverinë venezueliane për përdorimin e anijeve për të sjellë drogë në SHBA.
Muajin e kaluar, marinës dhe forcave speciale amerikane iu bashkua Roja Bregdetare për të sekuestruar cisternën Skipper, një cisternë e madhe me flamur gujanas, pasi ajo kishte lënë një port në Venezuelë.
“Bllokada ndaj naftës venezueliane të sanksionuar dhe të paligjshme mbetet në fuqi, kudo në botë”, tha kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, duke bashkangjitur në X postimin e Komandës Evropiane të SHBA-së ku njoftohej sekuestrimi i një cisternë në Atlantikun Verior.
Komente





Jemi nje hap pranë WW3 de juris
PërgjigjuKu e mer Amerika te drejten qe ne ujerat neutrale te bllokoj diken le ti ruan kufijt e vet dhe askush nuk i pengon por shpresoj qe nji dite te plas lufta qe edhe keta ta shohin vdekje me sy.
PërgjigjuShko ha ndonje pjate fasule, mbush barkun dhe lere politiken e jashtme. Merru me gjakepiresat qe po tallen cdo dite me ju ne Shqiperi. Nuk shikoni hallet tuaja, po beni te gjithe si te ditur nepermjet tastieres. I kerkoni llogari Amerikes, ku e gjeti te drejten?!Ju po ju vjedhin gjakun dhe djersen, po ju debojne nga vendi juaj dhe kerkoni llogari. Jemi popull i çuditshem!