Mundësia e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri e cila është përfolur shumë kohët e fundit për avokatin Spartak Ngjela nuk është e mundur që të ndodh.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se qeveria teknike mund të formohet vetëm kur dy forcat kryesore politike PS-PD kanë barazuar deputetët 50% me 50% në Parlament.
‘Ka një rregull qeveria teknike. Qeveria teknike formohet kur dy forcat politike në parlament janë shumë pranë njëra-tjetrës. Ose kur kanë barazuar deputetët, 50 % me 50 %. Nëse jemi 50% dhe 50%, absolutisht duhet të shkojmë në zgjedhje të reja ose në qeverinë teknike, po nuk jemi në këto kushte’, tha ai.
Ngjela tha se PD nuk ka vota që të marrë pushtetin. Ai shtoi se PD duhet që të ndryshojë lidershipin pasi Berisha e drejton partinë që nga viti 1992.
‘E dini çfarë do të gjithë thotë ‘opozitë’ në Shqipëri? Ka që nga 1992 që kemi një person atje që flet të njëjtat gjëra. Berisha ka marrë partinë. Ajo është partia e dytë më e madhe në Shqipëri që konkurron për pushtet. Po të jemi realistë është larg pushtetit, sepse nuk ka vota për të ardhur në pushtet.
Dhe pyetja lind, kush e mbanë Ramën në pushtet kaq gjatë, sigurisht që opozita që është e dobët. Po nga vjen dobësia e saj? Vjen nga lideri i saj. Po ai ku e ka dobësinë? Është non grata në Amerikë. Si mund të bëhet ai kryeministër kur është non grata në Amerikë. Sepse pastaj i bie që edhe shteti të bëhet non grata’, tha ai.
Komente










