Praktikant apo besimtar? Pyetja e cila ndodhet në pyetësorin e Censit 2023 ka shkaktuar rezerva tek drejtuesit e komuniteteve fetare të cilët thonë se kjo pyetje i ngatërron qytetarët.

Ad Grigor Pelushi nga Kisha Ortodokse Autoqefale në Shqipëri sjell një shembull të një rasti në fshatin Krutje të Lushnjes  që njihet si komunitet ortodoks, në 4 – 5 familje asnjë prej të anketuarve nuk kishte shkruar që ishte praktikant.

“Një fshat në Krutje të Lushnjes, në asnjë prej tyre nuk ishin praktikantë.  Nëse dikush thotë nuk jam praktikant mbyllet. Prandaj iu drejtuam me mesazh që të tregojnë identitetin e tyre fetar. Prandaj u thamë të jenë të kujdesshëm me këtë pyetje dhe të mos ndalojnë aty por të vijojnë të tregojnë identitetin e tyre fetar” thotë Ad Grigor Pelushi në studion e emisionit “Përballje” në Report TV.

Edhe Laurent Luli, myfti në Tiranë beson se ky term tregon paqartësi, pasi njerëzit besojnë se të jesh praktikant do të thotë të shkosh në kishë apo xhami, apo objekt kulti një herë në javë apo për festat fetare. Por ata thonë se nuk e praktikojnë çdo të dielë.

Por për Ermira Galançi demografë dhe pjesëmarrëse dhe në Censin e 2011 thotë se pyetja nuk ka paqartësi

Nuk ka. Sepse pyetja nuk është je praktikant ose jo e këtu ndalon. Pyetja është A praktikon ose i përket një besimi apo feje të caktuar. Dhe alternativat e përgjigjes janë: Po, jo, jam ateist, nuk praktikoj asnjë besim fetar por jam besimtar. Nëse personi nuk e kupton anketuesja është e detyrueshme të lexojë. Kjo bëhet në të mirën e anketuesit që të japë ai me dëshirë përgjigjen apo jo" nënvizon Ermira Galança. në studion e emisionit “Përballje” në Report TV.

Laurent Luli, myftiu në Tiranë beson se anketuesi duhet ti lexojë alternativat e përgjigjes të anketuarit me qëllim që ai të orientohet

“Po të bëhej dhe leximi i alternativave do të ishte më shtjelluese por anketuesi është i detyruar të mos i lexonte. Praktikimi i besimi dhe të besuarit në një besim janë dy gjëra të ndryshme” thotë Myftiu i ftuar në emision.

Krerët e komuniteteve fetarei  bëjnë thirrje besimtarëve ta plotësojnë vete formularin dhe të deklarojnë saktë përkatësinë fetare.