ELBASAN - Tre punonjës të komunës Rrasë në Elbasan janë arrestuar pasi i kanë marrë një shumë prej 140 mijë lekësh një personi të aftë fizikisht për të punuar, duke i premtuar se do ta pajisnin me raportin KEMP për të përfituar trajtim financiar. 

Në kuadër të operacionit “Premtimi”, u arrestuan: 

43-vjeçarja Syze Hidri, infermiere në qendrën shëndetësore të fshatit Rrasë

27-vjeçari Alban Hidri, administrator i ndihmës ekonomike në komunën Rrasë

52-vjeçari Demir Haskaj, punonjës në komunën Rrasë

Redaksia Online