ELBASAN - Një 47 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për riprodhim të librave pa të drejtë autori. Në pranga ka rënë Pëllumb Zekthi nga qyteti i Elbasanit, i cili mësohet se është pronar i një librarie në rrugën “Rinia”.
Sipas policisë, Zekthi është arrestuar në flagrancë, teksa po riprodhonte libra shkollorë të autorëve të ndryshëm pa lejen e tyre me qëllim fitimi.
Gjithashtu gjatë kontrollit në librarinë e tij, 47 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale makineritë që përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm, një sasi e konsiderueshme librash shkollorë si dhe mbi 1000 lastra të gatshme për prodhimin e librave me autor të huaj si dhe etiketa të produkteve ushqimore të falsifikuara.
Burime policore thanë për A1 Report se Zekthi akuzohet edhe për falsifikim të librit "Hëna e Shqipërisë" deputetit socialist të Elbasanit Ben Blushi, i denoncuar muaj më parë publikisht, pasi në në mesin e librave të riprodhuar e falsifikuar pa leje ishte edhe ai i deputetit të PS.

(Në foto: I arrestuari Pëllumb Zekthi, i arrestuar për falsifikim librash pa të drejtë autori)
Arrestimi i Zekthit u bë i mundur nga Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, ndërsa nënvizohet se hetimet vijojnë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm në këtë aktivitet.
Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa 47 vjeçari akuzohet për veprat penale “Riprodhimit pa të drejtë të veprës së tjetrit", "Falsifikim i vulave e stampave" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO