Prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rrustemit, qytetarët në Shkodër nesër protestë në mbrojtje të efektivit

Prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rrustemit, qytetarët në Shkodër nesër protestë në mbrojtje të efektivit

Nesër Shkodra po bëhet gati për një protestë të pazakontë, për mbrojtjen e një figure policore të qytetit, që thuhet se është ndëshkuar nga mafioziteti shtetëror, pasi ka goditur kultivimin e kanabisit në zonën e Shkodrës.

Bëhet fjalë për Saimir Rrustemin, ish-Shef i Rendit në qytetin verior, i cili së fundmi ishte transferuar në sallën operative të Policisë në Dibër, ku më pas u arrestua së bashku me 14 punonjës të policisë e ish-zyrtarë.

Arrestimi i tij ka sjellë dhe revoltën e gazetarëve të kronikës në Shkodër dhe në Tiranë, që kanë bashkëpunuar ndër vite me kryekomisarin dhe e vlerësojnë ndër efektivët më të trajnuar që është përballur me shumë grupe kriminale të rrezikshme. Kështu nesër afër gjykatës së Shkodrës është thirrur edhe një protestë qytetare për lirimin dhe imazhin e Saimir Rrustemit.

Ish-shefi i Rendit dhe punonjësit e tjerë të policisë, akuzohen se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në periudha të caktuara për të përfituar fiktivisht tendera me vlera të vogla në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Sipas hetimeve të Prokurorisë veprimet e dyshuara janë kryer gjatë periudhës 2020-2021dhe punonjësit e Auditimit, siç thotë organi i akuzës, dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë pasqyruar shkeljet e kryera me procedurat e prokurimit.

Kryekomisar Saimir Rustemi ndaj të cilit Gjykata ka vendosur arrest me burg, një muaj më parë është transferuar në sallën operativë të Policisë së Dibrës, dhe akuza e ngritur ndaj tij është e shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve, Saimir Rustemi është vënë në akuzë për një tender të rikonstruksionit të komisariatit të Policisë së Shkodrës, në vlerën 2 milionë lekë. 

Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për 9 prej të arrestuarve, ndërsa 5 ndodhen në ‘arrest shtëpie’, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

Disa prej të arrestuarve: 

Luida Ujka

Saimir Rustemi- ish-shef i rendit Shkodër

Mustaf Ishmaku

Arsenida Hadri

Veronika Gjanaj- specialiste financiare

Xhavid Isufi- specialist rendi

Rudina Keçi- specialiste finance

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 23/07/2022 23:02

    Ta bene intrigen kriminelet o shefi, kane skemat e veta ato, Kur ju del kundra shife ca bejne, e gjejne menyren, Kshu ka funksionuar gjithmone ne shqiperi si neper filma Me skema intriga te te heqin nga rradhet e policise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve