Pranimet në Universitete, Koni:
UT i ka shpallur të gjitha listat
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, gjatë një deklarate për mediat ka deklaruar se Universiteti i Tiranës, i ka shpallur listat me renditjen e maturantëve, për të gjitha programet e studimit të tij.
Rektori i Universitetit të Tiranës,
Mynyr Koni, gjatë një deklarate për mediat ka deklaruar se Universiteti i Tiranës, i ka shpallur listat me renditjen e maturantëve, për të gjitha programet e studimit të tij.
Koni ka thënë se Psikologjia mbetet një program studimi shumë i kërkuar, ku ka 57 herë më shumë kërkesa se sa kuotat e dhëna.
Në listën e programeve të studimit më të kërkuar Koni ka përmendur edhe gazetarinë me 34 herë më shumë kërkesë sesa kuota, si dhe teknologjinë informative, me 30 herë më shumë kërkesa sesa kuota.
Gjithashtu rektori i Universitetit të Tiranës, ka bërë të ditur se lista e shpallur ditën e sotme, nuk është lista e fituesve, por është lista e renditjes së aplikantëve për raundin e parë.
“Maturantët duhet ttë jenë të vëmendshëm për të parë programin ku kanë aplikuar. Nëse kanë ankesa, në datën 29 dhe 30 mund të bëjnë ankimim”, tha Koni.
Ai gjithashtu ka sqaruar se nëse një student nuk rezulton në numrat fitues në programin që ka pasur preferencë të parë, por në një tjetër, duhet të bëjë regjistrimin pasi në datën 12 shtator ka të drejtë që të ç’regjistrohet dhe të vazhdojë garën për degën që dëshiron.
Për sa i përket regjistrimeve, Koni është shprehur se ato do të kryehen pranë sekretarive dhe nëse maturanti nuk ka mundësi fizike për të kryer personalisht regjistrimin, mund t’i bëjë një prokurë një tjetër personi i cili do të kryej veprimet e nevojshme për të.
Koni tha se numri i fituesve në raundin e parë është i barabartë me atë të kuotave që kanë pasur universitetet.
Pas regjistrimit të fituesve të raundit të parë, do të ketë edhe runde të tjera për tu plotësuar kuotat që mbeten bosh, procedurë kjo që këtë vit vjen me risi.
Nëse vitin e kaluar studentët për plotësimin e kuotave brenda programit studimor merreshin vetëm brenda listës së programit, këtë herë do të merren në konsideratë të gjithë aplikantët që kanë patur në preferencat e tyre programin e studimit, pavarësisht se mund të kenë kryer regjistrimin në një program.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.1%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
-
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut
15 Korrik 2020, 13:51
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39
-
Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)
2 Korrik 2020, 10:57
-
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
29 Qershor 2020, 18:10
-
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
29 Qershor 2020, 15:42
-
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
24 Qershor 2020, 12:04
-
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
10 Qershor 2020, 17:42
-
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
22 Maj 2020, 22:26