Pranimi i 20 refugjatëve-Presidenti i Puglias: Edi Rama shpëtoi qeverinë tonë, Shqipëria sa më parë në BE!

Pranimi i 20 refugjatëve-Presidenti i Puglias: Edi Rama shpëtoi qeverinë tonë, Shqipëria sa më parë në BE!

Michele Emiliano, President i Puglias

Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano, ka komentuar çështjen e pranimit të 20 refugjatëve nga Shqipëria.

Në një status në Facebook, Emiliano shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama shpëtoi qeverinë italiane, dhe se vendi ynë i dha një mesazh gjithë botës, sepse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në BE.

Qeveria jonë u shpëtua nga Edi Rama dhe Papa Francesco. Shqipëria i dha një leksion gjithë botës. Miku im Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë iu shpjegoi të gjithëve pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian.

Duke bërë këtë, e shpëtoi qeverinë italiane nga një situatë e sikletshme dhe katastrofike, e shkaktuar nga mungesa e eksperiencës dhe injorancës juridike.

Michele Emiliano, President i rajonit të Puglias

Tre ditë më parë, qeveria shqiptare vendosi të marrë 20 nga refugjatët që ishin bllokuar në bordin e anijes “Diciotti” në portin e Katania-s në Itali. Qeveria shqiptare e ofroi ndihmën për shtetin italian, si një “kthim nderi” për pranimin e mijëra emigrantëve shqiptarë në kohët e vështira për popullin shqiptar. Italia po përballet me krizën e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme prej disa muajsh, ndërkohë që qeveria italiane ka vendosur të mos lejojë më zbritjen e tyre në portet e vendit. Vendimi i qeverisë shqiptare, u përshëndet nga qeveria italiane dhe u cilësua si një shenjë maturie e një vendi që meriton të bëhet pjesë e BE-së.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 136: 27/08/2018 18:27

    A ishte ky nje vendim I mirmenduar nga udheheqesi apo thjesht nje swrvilizem I rradhes? Kte analizo presidenti puglias pastaj trego nqs e meritojm eu apo jo

    Përgjigju
    • HEY: 27/08/2018 20:50

      More po pse duhet te mendoni gjithfarelloj budalliqesh. Pse patjeter duhet te kete dicka pas kesaj? Dhe pse servilizem? Hajde more pranoni njehere te vetme disa gjera te mira qe po behen te pakten, njerez negative!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione