Pranoi mandatin, Minoriteti grek kundër Karamelos: Nuk është konsultuar, vendosi vetë

Pranoi mandatin, Minoriteti grek kundër Karamelos: Nuk është konsultuar, vendosi vetë

Ligoraq (Grigor) Karamelo

Ligoraq (Grigor) Karamelo pranoi që të marrë mandatin e deputetit nga lista e PD-së në qarkun e Korçës. Pas vendimit të tij ka reaguar Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA). Organizata që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri deklaron se veprimi i Karamelos është individual, ndërsa ashtu janë edhe pasojat duke e përjashtuar nga partia.

"Sqarim lidhur me vendimin individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizates, z.Grigor Karamelo, për të pranuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Me qëllim shmangien e çfarëdo pështjellimi të padëshiruar në referencë të zgjedhjes personale dhe vendimit individual të anëtarit tonë të zgjedhur në forumet drejtuese të Organizatës, z. Grigor Karamelo, për të pranuar pozicionin e deputetit të listës së Partisë Demokratike, sqarojmë se për këtë nuk pati dhe nuk ka asnjë dakordësi miratuese nga ana e organeve institucionale të OMONOIA-s.

Bëhet fjalë për një vendim individual dhe respektive janë edhe konsekuencat dhe përgjegjësitë politike. BDMEG OMONOIA, duke miratuar dhe mbështetur vendimet politike të PBDNJ-së, sikundër ato shprehen nga Kryetari i saj, çmon se heqja dorë nga mandatet parlamentare të anëtarëve të Kuvendit të opozitës, përbën me të vërtetë një akt politik tejet serioz, por ndërkaq, adekuat me synim rehabilitimin e rendit politik  dhe funksionimit normal të procesit të demokracisë në vend. Si Minoritet Etnik Grek kemi arsye thelbësore të jemi në atë anë të shoqërisë që kërkon përmirësime esenciale të mënyrës së të ushtruarit të qeverisjes, mirëfunksionimin e drejtësisë, luftimin e varfërisë dhe kryesisht përshpejtimin e reformave që hapin rrugën e procedurave integruese të Shqipërisë në BE" deklarata e plotë e OMONIA-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opinion: 06/03/2019 18:08

    ne fakt ky vendim i ketij ishte pak i dyshimt.pse??sepse dulja mori urdher nga athina qe ta dorzoj.keshtu qe ky duhet te merrte leje po andej.por andej nuk jepet urdheri per te tilla gjera se nuk duan qe te kete qetesi por vetem rremuje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh