Në kuadër të "Pranverës së Frankofonisë" u çel të henën në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ekspozita Fotografike "Mrekullitë e trashëgimisë Rumune". E organizuar nga Ambasada e Rumanisë në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës së Francës po ne Tiranë, kjo ekspozitë sillte përmes artit dhe fotografisë, lidhjet kulturore dhe historike që ekzistojnë mes Rumanisë dhe Francës. Ekspozita u çel në prani të ambasadorit të Republikës së Rumanisë në Tiranë, z. Dumitru Nicanor Teculescu dhe z. Bernard Fitoussi, Ambasador i Republikës së Francës në Shqipëri, dhe në prani të një përfaqësie diplomatësh të huaj dhe miq të artit".
Ambasadori i Republikës së Rumanisë në Tiranë, Dumitru Nicanor Teculescu theksoi gjatë fjalës së tij se, "sonte prezantohet ekspozita mbi trashëgiminë rumune e prezantuar nga Ambasada Rumune në kuadrin e 'Pranverës Frankofone në Shqipëri 2015'.
Në kuadër të "Pranverës së Frankofonisë" u çel në në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ekspozita Fotografike "Mrekullitë e trashëgimisë Rumune": Foto Agim Dobi
Duke falenderuar Ambasadën Franceze, Aleancën franceze Delegacionine BE-së në Tiranë dhe Qëndrën për Informim të BE-së, Ambasadori Teculescu u shpreh se, "Rumania e cila është pjesë e vendeve të Frankofonisë që nga viti 1993, e përqafon bashkimin e multigjuhësisë, diversitetit frankofon dhe do gjithashtu që të ecë përpara me objektivat e tij".
"Aktiviteti vjen nga nga lidhja e madhe mes popullit rumun me Frankofonine. Nga historia jonë, kemi pasur lidhje të ngushta me Frankofoninë me vlerat dhe aspiratat e saj ", tha ambasadori rumun, duke shtuar se, "synojmë të fusim sa më shumë mësimin e gjuhës frënge në klasat tona".

"Çdo vit ambasada rumune i bashkohet Frankofonisë në Shqipëri. Sot prezantojmë ekspozitën "Mrekullitë e Trashëgimisë rumune".
Ndërsa ambasadori i Republiks së Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, u shpreh se të dy vendet bashkëpunojnë në kuadër të Frankofonisë.
"Frankofonia është një arqipelag i madh dhe ndikon edhe në Rumani që është një vend shumë larg në mes të Europës. Gjithë këto mrekulli të trashëgimisë rumune, trrgojne se Rumania është në qëndër të Europës dhe është një zemër që rreh brenda Europës"tha ai.
Pranvera e Frankofonisë 2015

Me dhjetra aktivitete po zhvillohen thuajse në të gjithë Shqipërinë që prej datës 18 dhe do të zgjasin deri në 28 mars 2015 me rastin e evenimentit të quajtur "Pranvera e Frankofonisë". Organizatorët bëjnë me dije se këtë vit harta e aktiviteteve dhe qyteteve është zgjeruar, duke dalë jashtë kryeqytetit, drejt Shkodrës, Korçës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, por edhe në Përmet, Gramsh, Mamurras, Pogradec, madje edhe në Tropojë.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", Teatrin Kombëtar për Fëmijë, Universitetin e Arteve, Akademinë "Marubi", disa galeri private si "Zeta" e "Tulla", etj., Ambasada Franceze dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve të tjera frankofone, "Pranvera E frankofonisë 2015" do të sjellë në Shqipëri kësaj here artistë dhe ngjarje kulturore për të mos u humbur.
Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera, do të vijnë përgjatë 10 ditëve të ngjeshura.
Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë
Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë në 20 mars u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme një ceremoni me praninë e mjaft personaliteteve frankofone shqiptare dhe të huaja, si dhe të trupit diplomatik.
Në fjalën e tij, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja nënvizoi rëndësinë që ka Frankofonia për Shqipërinë, si një pasuri kulturore e përbashkët me shumë vende e popuj të botës dhe si instancë vlerash të përbashkëta.
Ai ftoi të gjithë frankofonët e Shqipërisë të rrisin angazhimin e tyre të përditshëm në kuadër të Frankofnisë, në të gjitha fushat e kompetencës së saj, si dhe shprehu kënaqësinë dhe vendosmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në kuadër të projektit për formimin gjuhësor dhe tematik në dhe nëpërmjet frëngjishtes të administratës publike shqiptare.
Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë edhe "Diploma Nderi" për personalitetet më të shquara frankofone./atsh/
/Shqiptarja.com