“Politika e Jashtme e Shqipërisë” gjatë 100 viteve të shtetit shqiptar, është libri më i ri, i historianit dhe politikanit Paskal Milo. Në ceremoninë e promovimit të vëllimit të Parë, që përmbledh periudhën 1912-1939, të pranishëm ishin kolegë, miq, historianë, politikanë dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Sipas historianit Arben Puto libri ofron një pasqyrë origjinale të diplomacisë shqiptare. “Një vend qendror në libër zë çështja shqiptare në Konferencën e Paqes dhe pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Autori, duke shfrytëzuar burime të reja dokumentare e mjaft prej tyre për herë të parë, ka ndriçuar detaje në qëndrimin paraprak të Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare në pazarllëqet e tyre rreth saj në Konferencë”, tha Puto. Ndërsa vet historiani Paskal Milo, autor i veprës premtoi se vitin e ardhshëm do të publikojë vëllimin e dytë, ku do të flitet diplomacinë shqiptare pas vitit 1939.
Gjatë promovimit ka folur edhe drejtoresha e arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, zonja Pranvera Teli, e cila ka bërë një rezyme të kërkimeve shkencore shumëvjeçare të autorit Milo, duke e konsideruar një libër të plotë të politikës së jashtme, ku sipas saj “përfshihet gjithë historia e të bërit diplomaci dhe qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar. Pranvera u shpreh se “ky libër vjen në kohën e duhur kur shteti modern shqiptar kaloi shekullin e parë të ekzistencës së tij, dhe është koha për të vendosur një raport të drejtë me historian tonë kombëtare. Është koha për të reflektuar drejt dhe pa komplekse mbi zhvillimet, sfidat, personalitetet e qëndrimet e aktorëve dhe faktorëve që morën pjesë dhe shoqëruan mbijetesën e tij.
Pasi ka vlerësuar ballafaqimin me morinë e fakteve të përdoruara në këtë libër zonja Teli ka theksuar se “nëpërmjet dokumenteve të përdorura nga autori me syrin e ftohtë të historianit profesionist dhe diplomatit me përvojë. Milo analizon dhe argumenton problematikat e diplomacisë shqiptare jo vetëm si veprim i faktorit të jashtëm, por edhe si përgjegjësi e vete politikanëve shqiptarë të kohës, komplekseve politike dhe ambicieve personale”. Folësit dolën në konkluzionin se “Profesor Milo jep një qasje të re e të argumentuar të momenteve të debatueshme të diplomacisë shqiptare, mbështetur në daljen në dritë të burimeve të reja dhe shfrytëzimit të shumë arkivave diplomatike”, siç e ka theksuar edhe Pranvera Teli.
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com