TIRANË-Dimri ka vendosur të rikthehet me borë e temperatura të ulëta për pak ditë duke ndërhyrë në punët e ‘motrës’ Pranverë.
Ndërsa dje dëbora zbardhi malet e Librazhdit, Krujës e të Kukësit, nuk kishte si mungonte edhe në Korçë.
Në Voskopojë reshjet e dëborës arrijnë deri në 5 centimetër ndërsa në Dardhë trashësia e saj shkon deri në 15 centimetër.
Borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës së Dardhës, ndërsa temperaturat nesër do të zbresin deri në -2 gradë celsius.
Në zonën e Thethit janë angazhuar borëpastrueset pasi prania madhe e borës ka bllokuar disa rrugë.
Ndërkohë bora ka sjellë problemet e para në Kukës, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave e gurëve ka pasur një bllokim rruge në segmentin Kukës-Bushtricë, konkretisht në fshatin Lusen.
Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e aksit, ndërsa puna vijon dhe për të rikthyer energjinë elektrike në disa zona në qarkun e Kukësit.
Reshjet e borës kanë zbardhur dhe fshatra të Bulqizës dhe zona të thella të Shkodrës.

Dajt, Tiranë

Voskopojë, Korçë

Vermosh, Shkodër

Vermosh, Shkodër

Zapod, Kukës

Gjinar, Elbasan
/Shqiptarja.com

VIDEO