Prapaskenat, si i shpëtoi vëllai i Bashës Vetingut

Përpos ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, një tjetër dorëheqje befasishme dhe e shumë komentuar nga sistemi i drejtësisë, për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut, ishte edhe ajo e Erlindi Bashës, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po si i shpëtoi Erlindi Basha Vetingut? Ndryshe nga Llalla dhe disa gjyqtarët, vëllai i kryetarit të opozitës, i cili ka shërbyer si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, nuk ka pritur fundin e betejës ligjore të Partisë Demokratike dhe një grupi gjyqtarësh kundër ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese, për të dhënë dorëheqjen. Basha është larguar nga sistemi një muaj pasi ligjit i Vetingut është botuar në Fletoren Zyrtare, për rrjedhojë brenda afatit tremujor të parashikuar. Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare në 23 shtator të 2016, ndërsa Basha ka paraqitur dorëheqjen tek presidenti në 24 tetor të 2016. Kjo lëvizje ka detyruar komisionin e Vetingut të ndërpresë verifikimin e trefishtë për vëllain e Bashës, Erlindi Basha.

Rrethanat e dorëheqjes

Rrethanat e dorëheqjes së vëllait të Bashës pasqyrohen në një vendim të posaçëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. “Subjekti i rivlerësimit Erlindi Basha ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte duke e paraqitur këtë dorëheqje, me shkrim pranë Presidentit të Republikës, i cili e ka publikuar këtë fakt në faqen zyrtare të institucionit. Nëpërmjet shkresës nr. 688/1 prot., datë 19.03.2018, Presidenti i Republikës ka njoftuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit z. Erlindi Basha në datën 24.10.2016, protokolluar nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. 53/E prot., datë 24.10.2016”, thuhet në vendimin e trupës gjykuese. Në vendim referohen edhe afatet përkatëse.

“Referuar parashikimit kushtetuese të nenit 84/3, datë së miratimit të ligjit nga Parlamenti dhe datës së botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare nr. 180, datë 23.09.2016, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe rrëzimin e kërkesës për shfuqizim, ligji nr. 84/2016 për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve hyri në fuqi në datën 8.10.2016. Në datën 25.10.2016, ligji u pezullua nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë arsye, afati i zbatimit të ligjit eci për 17 ditë deri në datën 25.10.2016. Në datën 18.01.2017, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e ligjit. Ky vendim u botua në Fletoren Zyrtare në datën 19.01.2017. Si rezultat afati 3-mujor, parashikuar nga neni 56, ka përfunduar në datën 31 mars të 2017. Paraqitja e dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit brenda këtij afati, sjell si pasojë pushimin e procedurës së rivlerësimit, duke i dhënë këtij subjekti të drejtat e parashikuara në pikën 2 të nenit 56 të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendim.

Shmangia e kontrollit

Me dorëheqjen në kohë, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka evituar kontrollin për ligjshmërinë e pasurive, për kontaktet e mundshme me krimin dhe për aftësitë profesionale. Gjithashtu, bazuar në pikën 2, të nenit 56 të ligjit të Vetingut, pas dorëheqjes, subjektet e rivlerësimit kanë të drejtë të përfitojnë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Konkretisht, bazuar në nenin 7, pika 1, të ligjit për pensionet shtetërore, subjekti i vlerësimit merr shpërblim në masën e tre pagave mujore të muajit të fundit në atë funksion dhe mbas këtij shpërblimi merr 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 17/06/2018 23:43

    Jane vec jashtqitje

    Përgjigju
  • populli: 17/06/2018 12:58

    ja dhe dy legenate hyyy plera

    Përgjigju
  • Edi: 17/06/2018 09:48

    Dhe presim ne prej ketyre hajdutve.fare e keqe

    Përgjigju
  • Bledi: 17/06/2018 09:42

    Prandaj luftuan kaq shime basha dhe berisha nga vetingu per te shpetuar llallen, vellain e bashes gjin gjonin dhe ushtatet e tjere qe kane ne gjykats dhe prokurori

    Përgjigju
  • Eni: 17/06/2018 09:40

    Kjo eshte mafia politike, vellai i madh lufton per te rrezuar vetingun, vellai i vogel largohet nga frika e vetingut

    Përgjigju
  • populli: 17/06/2018 07:27

    levizje mafjoze po keta qenkane si shpi plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë