Arrestimi i dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, në historinë e parlamentit shqiptar, çon në 4 numrin statistikor të arrestimeve të deputetëve. I pari arrestim është bërë kur Fatos Nanos i hiqet imuniteti dhe më pas autorizohet prokuroria për kryerjen e arrestimit të tij.

Më pas stastikat kanë vijuar me rastin e Gafur Mazreku, i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi ka plagosur në sallën e parlamentit ish-deputetin Azem Hajdari. Fill pas këtij arrestimi statistikat kanë vijuar ditën e djeshme me arrestimin e dy deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi, të cilët u ndaluan menjëherë pas heqjes së imunitetit.