Prej 11 vitesh e moshuara fle
në rrugë, por asnjë ndihmë për të

Prej 11 vitesh e moshuara fle<br />në rrugë, por asnjë ndihmë për të
Prej 11 vitesh, e moshuara Farie Media fle në rrugë.  Pas kalvarit të vuajtjeve e moshuara rrëfen se nuk arrin të sigurojë dot as ushqimin. Edhe pse qëndron në qendër të qytetit të Mamurrasit, kjo e moshuar nuk i bën përshtypje asnjë institucioni për të gjetur minimalisht një strehë për të.
 
Kjo e moshuar jeton në anë të rruges në qendër të qytetit të Mamurrasit prej disa vitesh. Farie Media është e pastrehë prej 11 vitesh duke u detyruar që të flejë rrugëve sa në një vend në tjetrin.

Asaj i duhet të përballojë të ftohtin e dimrit dhe të nxehtin e veres jashtë, ndërsa në shumë raste i mungon edhe buka për t'u ushqyer. Ajo rrëfen se jeta e saj është një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, ndërsa jeton e vetme pasi burri i ka vdekur,  dhe fëmijë nuk ka. Faria rrëfen se të ardhurat e vetme për të janë ndihma ekonomike prej 2 mijë lekësh të reja dhe të ardhurat që siguron duke mbledhur kanaçe dhe hekura.
 
Faria bën apel që t'i gjendet një banese për të futur kokën, pasi është tepër e vështirë për të jetuar në këtë gjendje në mes të rruges.
 
Ndonëse vendi ku qendron kjo e moshuar në mes të rruges ndodhet në qendër të një qyteti të Mamurrasit, kjo nuk e ka shqetësuar Bashkinë e Kurbinit apo dhe Shërbimin Social për t'i ardhur në ndihnmë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë