Që prej shfaqjes së pandemisë COVID-19 të gjithë po kalojmë një periudhë stresuese dhe të lodhshme, por edhe më rraskapitëse është për ata heronj të heshtur që i kalojën ditët të 'ngujuar' në Spitalin Infektiv në luftë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Situatat e rënda dhe lutja 'ulëritëse' për ndihmë e pacientëve të infektuar me covid-19 janë pamjet që bluzat e bardha shohin çdo ditë prej 5 muajsh pandemi në vendin tonë.
Një shembull i qartë është ajo i shefes së Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e cila ka publikuar një foto të veten pas një dite të gjatë pune, ku lodhja dhe rraskapitja duket qartë në portretin e saj. Duke treguar realitetin e përditshmërisë së saj në punë, dhe shumë të tjerëve bashkë me të, lutja e doktoreshë Nadajës vjen edhe më e ndjerë tek qytetarët që të mbajnë maskat dhe respektojnë distancimin fizik, si mjetet e vetme për të parandaluar këtë virus në një kohë kur ende nuk ka një vaksinë për të.
"Pas lodhjes, shpresa mbetet, që ju do t'i respektoni masat për mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik", shkruan Najada Çomo krahas fotos.
Shqipëria ka shënuar një rritje të lartë të rasteve dhe viktimave nga covid-19 javët e fundit duke shfaqur një virus mjaft agresiv edhe pse u tha se me rritjen e temperaturave virulenca e tij do të ishte më e dobët. Kjo bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të vendoste mbajtjen e maskave të detyrueshme në ambientet e mbyllura në të kundër do ketë gjoba.

-
Doktoresh e nderuar, neglizhenca ne popull eshte e madhe, ka shume idjote qe nxjerin teori te ndryshme konspirative e plot teori. Ju po lodheni kot prandaj qe ta besojne derrat qe vdes lerini te vdesin. Sigurisht qe shpellaret te trash jane dhe nuk kuptojne....
Përgjigju -
Ik mi goc futi nje pale pushime se kta e kane ne terezi neper lokale nate.
Përgjigju -
tmerr...kjo eshte sakrifice e tejskajshme...!!!
Përgjigju -
KESAJ duhet ti japesh 5000 euro ne muaj o edi rama...
Përgjigju-
Je i madh o Ylli ! Dukesh qe je bujar ,po ç'tu besh atyre budallenjve rrotull teje e meje per te cilet covid nuk ekziston ... Do te te hidhen ne gryke . Shiko si jane mbushur plot ekranet me sharlatane duke na mbushur mendjen se Najada,Pipero,Tristan Kalo po na genjejne.
-
Ketyre heronjve tu vihet rroge suplementare jo vetem 10000 euro. Pasojat psikologjike qe do lere tek ta kjo pandemi nuk paguhen kzrre.
-








Komente
Komento