Disa ditë pa dalë në publik, Rama: Kujdes me gripin se s'të bëka për burrë! Politika mbështetëse për punonjësit e sektorit privat me pagë minimale (VIDEO)

Pas disa ditësh mungesë në daljet publike, kreu i qeverisë u shfaq këtë të hënë me një video duke pirë kafenë e mëngjesit teksa shpjegonte se ka qenë i sëmurë me grip. Kështu hedh poshtë pretendimet e Sali Berishës që shfrenoi 'fantazinë' duke thënë se Rama po merrej në pyetje nga FBI për dosjen amerikane të ish zyrtarit Charles McGonigal. Kryeministri u shpreh se edhe këto ditë ka vijuar punën dhe është kujdesur që të komunikojë për të sjellë politika të reja mbështetëse për grupet në nevojë. Ndryshe nga ‘Pakoja e Madhe’ këtë herë në fokus të qeverisë është sektori privat.

Edi Rama tha se punonjësit e sektorit privat, sidomos ata që punojnë në prodhim meritojnë më shumë. Ndër të tjera përmendi se qeveria do të punojë për të rritur pagat për kategori të veçanta burimesh njerëzore dhe të mbështesë me strehim mjekët, ushtarakët e policët që kanë një familje të re.

Kryeministri nuk harroi të përmente edhe pensionistët duke kujtuar se përfitimet nga taksa e jashtëzakonshme që do t’i vendoset eksportuesve më të mëdhenj të energjisë në pranverë do të shkojë për të moshuarit. Duke e kthyer në vëmendje ‘Pakon e Madhe’ që ndihmoi grupet në nevojë, pensionistët dhe punonjësit e administratës, Rama thotë se është vënë re rritja e konsumit falë mbështetjes së qeverisë. Një këshillë e kishte dhe për situatën gripale akutale ndërsa përdori një shprehje të ‘tironcve’ për të treguar se nuk bëhet trimëri kur vjen puna tek shëndeti.

“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë siç thonë tironcit. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimale te pagat për kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re. Natyrisht paga tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milionë përfituesit e saj dhe vihet re edhe në rritje të kënaqshme të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat sidomos ata në prodhim që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Së shpejti do t’i diskutojmë dhe vendosim në qeveri e patjetër t’i bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie të shumicës”, tha Rama.

Mungesa e kreut të qeverisë në daljet publike është komentuar vazhdimisht nga opozita që pretendonte se ishte i frikësuar nga dosja amerikane e Charles McGonigal. Kjo shkaktoi zhurmë të madhe në Shqipëri, ku opozita nuk ndali sulmet ndaj Edi Ramës, për të cilin thonin se është i përfshirë në super skandal.

Përkundër akuzave që opozita shqiptare ka bërë sa i takon korruptimit të McGonigal nga Agron Neza biznesmen shqiptaro-amerikan (ish punonjës i inteligjencës shqiptare në kohën e komunizmit) për llogari të kryeministrit Rama, New York Times shkruan se në aktakuzën e autoriteteve amerikane nuk flitet fare për korrupsion por për mosdeklarim të të ardhurave nga ish zyrtari i FBI-së.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Odi: 30/01/2023 13:10

    Po esht nje grip i tmerrshem shpresoj qe mos te na zej perseri

    Përgjigju
  • Ali: 30/01/2023 13:04

    Edhe pse i semure kryeministri yne mendon per ne

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 30/01/2023 11:08

    O komentusa Edi Rama ka thon për ju që ju do shum po nga ju do një shërbim të vogel me ja rrujt Edi Ramës e me ja kremu o të gjith ju që jeni hu gardhi. Edi Rama hec përpara qent le të lefin se kshu dhe letsohen se ska mo tok e xanme e anarshi po ka shtet e pastërti. Maloku hajdut krimineli sali vetëm si qen do rri e do lefi pa pushim derisa ti bjer damllaja o Edi bole mdhaja. Ha ha, ha .

    Përgjigju
  • TaDa: 30/01/2023 10:31

    Doli dhe babagjyshi i Vitit te Ri te shperndaje pako!

    Përgjigju
  • Bossi: 30/01/2023 10:18

    O njish o trim me flete po shyqyr qe dole o i madh se kemi tre dite qe nuk hame buke. Po e mbajme shpirtin me uje e bismilah per ty Padrino! Jepi vedit e mos u tut nga keto shashka te lagura me shurre. Ec perpara o trim me flete mendo e lufto per popullin tend ashtu sic vetem ti di te besh o gjigand. Me thane jane bere merak per ty edhe ne Sinaloa. Edhe grupi aty ishte merakosur per surratin tend.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 30/01/2023 09:25

    Si njeri të uroj t'kalume! Si Kryeministër të them tironcshe: Mos u trem se nuk bi rrufeja m'hale!

    Përgjigju
  • drejt: 30/01/2023 09:21

    me duket se ishte flama amerikane qe te pllakosi o burre.

    Përgjigju
    • Ops: 30/01/2023 10:05

      Hahahahaha, poooo

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë