Pas disa ditëve protestë nga tregtarët e qytetit bregdetar pas vendimit për prishjen e Tregut Industrial dhe ndërtimin e një të riu, Këshilli Bashkiak i Vlorës i ka dhënë zgjidhje problemit duke miratuar krijimin e dy tregjeve të përkohshëm ambulant.

Njëri prej tregjeve të përkohshëm do të krijohet në lagjen “24 Maji”, me një sipërfaqe prej 520 m² ndërsa tjetri në zonën industriale të Vlorës.

Tregtarët e Vlorës u lajmëruan disa ditë më parë për largimin nga zona ku prej vitesh ushtronin aktivitetin e tyre me një afat kohor 3 ditë për tu zhvendosur. Por bashkia nuk i kishte dhënë zgjidhje se ku tregtarët do të vijonin punën duke nxitur një sërë protestash në dyert e bashkisë.

Lajmi në përditësim...