Premier League, Shaqiri titullar, 'shlyen' besimin e Klopp me një supergol, Liverpool merr kreun (VIDEO)

Premier League, Shaqiri titullar, 'shlyen' besimin e Klopp me një supergol, Liverpool merr kreun (VIDEO)

Xherdan Shaqiri në momentin e golit ndaj Fulham

Pas barazimit javën e kaluar në transfertë kundër Arsenal, Liverpooli është rikthyer tek fitorja këtë të diel përballë Fulhamit. "The Reds" fituan me shifrat e pastra 2-0 falë golave të Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqirit. 

I shërbyer nga Robertson, mesfushori shqiptar i Zvicrës shënoi një gol fantastik duke vulosur shifrat përfundimtare në 2-0. Pasi e la në shtëpi në ndeshjen e Beogradit në Ligën e Kampionëve, Klopp e shpërbleu me një vend në formacionin startues shqiptarin dhe ky i fundit nuk e zhgënjeu. 

Ndërsa më herët, ylli egjiptian Salah kishte zhbllokuar rezultatin pas një topi të saktë që mori nga Alexander Arnold dhe i vetëm përballë portierit Rico nuk fal. Skuadra e Jurgen Klop me këtë fitore ka prekur majën e tabelës me 30 pikë, ndërsa Fulham e ka “shtypur” veten në fund të klasifikimit me 5 pikë në total pas 12 javësh. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri