Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ndarë një postim në X për 1-vjetorin e presidencës së Donald Trump ku lëvdoi udhëheqjen e tij.

Ruboi shkruan se falë Trump, SHBA-të kanë fituar respektin e aleatëve, kurse kundërshtarët frikësohen. Sipas Sekretarit të Shtetit, “udhëheqja vendimtare” e Trump ka çuar në mbajtjen e premtimeve ndaj popullit amerikan.

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura”, shkruan Rubio.