Prenga kërkesë për ndryshimin e
akuzës: Qëllova për vetëmbrojtje

Prenga kërkesë për ndryshimin e<br />akuzës: Qëllova për vetëmbrojtje
Pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, deputeti Armando Prenga ka kërkuar këtë të mërkurë ndryshimin e akuzës nga “plagosje dhe armbëmbajtje pa leje” në “plagosje për vetëmbrojtje me armë me leje” në lidhje me konfliktin në lagunën e Patokut, gjë që do t’i jepte atij lirinë.

Kërkesa është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku i thirrur nën cilësinë e të pandehurit, Prenga ka refuzuar të japë deklarime. Pas daljes nga prokuroria ai është shprehur se është kërcënuar dhe s’ka qenë me armë pa leje.

Prenga akuzohet për plagosje me armë gjatë konfliktit të ndodhur më 4 shtator para komisariatit të Laçit, ku nga përleshja me familjen Cali mbeten 7 persona të plagosur.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete

Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete