Partia Demokratike e qytetit të Elbasanit ka denoncuar sot masakrën që është bërë në qytetin e Elbasanit për prerjen e pemëve të portokallieve duke akuzuar drejtpërdrejtë kreun e kësaj bashkie për këtë veprim.
Sipas PD-së qytetarët nuk janë pyetur fare për këtë çështje ndonëse portokallet e prera ishin simbol për qytetin.
“Jemi këtu për të bërë denoncimin e radhës për masakrën e radhës së kryebashkiakut Qazim Sejdini. Qazim Sejdini do të mbahet mend si kryebashkiaku i Elbasanit, në kohën e të cilit, qytetarët nuk u pyetën asnjëherë, si në rastin e kësaj rruge këtu, e cila mbahet mend nga qytetarët elbasanas si “rruga e Portokalleve”.
Sipas PD-së, kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu që erdhi në atë karrige duke blerë, vjedhur, deformuar e dhunuar qytetarët e Elbasanit, votën e lirë, mediat e lira.
“Kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu në kohën e të cilit, qyteti i Elbasanit u kthye në një Palermo të viteve 80”, tha Bylykbashi.
Kreu i PD-së së Elbasanit shtoi se ky akt barbar është edhe i paligjshëm gjithashtu.
“Në dijeninë time mund të ketë një vendim të Këshillit bashkiak për rikonstruksionin e rrugës dhe vendimet i merr shumica. Por nuk ka tekstualisht një vendim i cili të bëjë fjalë për prerjen e këtyre pemëve që janë pjesë e historisë së qytetit tone”, pohoi Bylykbashi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com