Presidenca e AIESEE-se: Kostallari 
 e Pollo: Ja kushtet që na pengojnë

Presidenca e AIESEE-se: Kostallari <br /> e Pollo: Ja kushtet që na pengojnë
Pjesa e dytë e raportit të Androkli Kostallarit dhe Stefanaq Pollos pas mbylljes së simpoziumit të Ankarasë të Shoqatës së studimeve të Europës Juglindore, zbulon detaje të reja, pse Shqipëria nuk mund ta merrte presidencën e AIESEE-së. 

Në fillim ata tërheqin vëmendjen për urdhrin që i ndaloi të merrnin pjesë në simpoziumin e Stambollit, duke e quajtur këtë një gabim. “Vendimi kategorik i organeve përkatëse të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, që shkencëtarët shqiptarë të mos merrnin pjesë në asnjë mënyrë, as edhe si vëzhgues, në Simpoziumin e Stambollit, na duket i pastudiuar dhe i papërligjur.”, shkruajnë Pollo dhe Kostallari në këtë raport, duke argumentuar se nga ana shkencore Shqipëria do të kishte përfitime nga pjesëmarrja në Stamboll.  Më tej në pjesën e fundit të raportit ata flasin për çështjen e presidencës. Evidentojnë në fillim se çfarë favoresh dhe sa e rëndësishme ishte për Shqipërinë marrja e presidencës, e më tej rendisin një varg kushtesh që duheshin plotësuar, e për kushtet e Shqipërisë së izoluar ishin thuajse të pamundura të përmbusheshin.

Por si u mor vendimi nga strukturat shtetërore shqiptare për ta refuzuar presidencën e AIESEE-së? Një letër e Aleks Budës si kryetar i akademisë së shkencave me të gjithë argumentet pse Shqipëria ishte e papërshtatshme për ta marrë këtë post, sikurse dhe një shënim me shkrim dore i Kahreman Yllit zbulojnë se as Ministria e Jashtme, as Akademia e Shkencave dhe as strukturat në Komitetin Qendror nuk ishin dakord që ta pranonin këtë pozicion edhe pse shumë i rëndësishëm e i favorshëm për studiuesit shqiptarë.

Më poshtë sjellim pjesën e dytë të raportit të Androkli Kostallarit dhe Stefanaq Pollos si dhe letrën e Aleks Budës.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë