Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri sot fluturimin e parë me avionin e ri presidencial Air Force One, një Boeing luksoz i dhuruar nga Katari.
Pak para nisjes drejt Dakotës së Veriut, ku mori pjesë në aktivitetet për përkujtimin e 250-vjetorit të Amerikës, Trump shprehu entuziazmin e tij për avionin e ri, duke e cilësuar atë një mjet ajror unik.
“Jam shumë i emocionuar për fluturimin e parë. Nuk ka pasur kurrë një avion tjetër si ky. Sinqerisht, ne nuk do të mund të ndërtonim një avion të tillë, sepse nuk do të kishim fondet e nevojshme. Katarasit kanë shpenzuar shuma të mëdha parash”, deklaroi Trump.
Avioni, vlera e të cilit vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, iu dorëzua si dhuratë Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagonit) dhe do të përdoret nga Trump derisa të përfundojë ndërtimi i avionëve të rinj presidencialë nga kompania Boeing, proces që pritet të zgjasë rreth dy vite.
Avioni ka marrë shumë kritika të ashpra për shkak të kostos, si dhe pranimit të pazakontë të një avioni luksoz nga një vend i huaj. Megjithatë Trump ka hedhur poshtë kritikat duke u shprehur se avioni është në përputhje me standardet presidenciale.
“E përfunduan së fundmi. E përshtatën për një president, me të gjitha sistemet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme. Është vërtet mbresëlënës”, tha ai.
Avioni i ri Air Force One u prezantua zyrtarisht muajin e kaluar në bazën ajrore Andrews, ku Trump e cilësoi atë “avionin më luksoz në botë”.
Komente








Kur nje nocion historografie krijoi skene teatrale. Nje nocion ose nje gabim paralelizmi midis katareneve te historise se Frances ( kupa e gjakut te Krishtit) dhe Katarit, qe " pa deshiren e tij" u be pjese e lojes se DIGITALB ... Te merrem me TV dhe skenare idjotesk, nuk ma lejon preferenca ime e shkollimit dhe perkatesise, por vetem nje fakt kam deshire te ve ne dukje: Shpesh, kam diskutuar kultin e individit, ku si perfaqesues marr ne konsiderate presidentet e shteteve me te fuqishme dhe monarket. Nuk bejne perjashtim nga cilesite dhe paranojat qe i karakterizojne ( nga psikologjia e personalitetit), kete klase " shoqerore". Nje nga keto cilesi eshte ajo e fitimtarit qe nuk e pranon humbjen, edhe kur humbja eshte evidente. Dhuna dhe inati nuk mund te deklarohen sepse quhen figura publike ku qellimet personale nuk mund te shoqerohen me ate emocionale. Psh. Putin e shprehu kete cilesi me Ukrainen, cfare qellimesh kishte Ukraina qe te nxiste nhe lufte te tille??! Psh. Bushi dhe fabrika e armeve, e shprehu kete cilesi me marreveshjet e armatimit aq sa betonizoi dhe marxhinalizoinhe komb, marxhinalizoi nje bote per armatime nukleare dhe ne fund Iranin qe e " kishte pike te dobet derisa te eleminonte liderin shpirteror"... Cfare mesimesh nxorren keto figura politike me nje komb si shqiptaret, ku deformuan, dhunuan dhe minuan nje sistem demokratik vlerash??! Natyrisht ju do beni pyetjen: -" Cfare jane shqiptaret perballe ketyre shteteve??!" Dhe une pergjigjem si shqiptare qe ruaj vlerat e nje kombi qe deshironte te zhdukej nga harta e botes, qe vazhdoj te perballem jo me 2.4 miljone shqiptare,ne mos edhe me bishtajat e " kultit te individit" qe e trefishuan ne mos 4 fishuan kete " krenari te plagosur te fitimtarit te humbjes"!!! Dhe pikerisht ONE i Trumpit dhurate nga Halliburton eshte ne " Radarin tim", aty ku nuk duhej te ekzistonte...
Përgjigju