Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës

TIRANË- Pak pasi Parlamenti e kaloi me shumicë votash, Presidenti Bajram Begaj ia ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit ligjin për “Inspektimin”.

Dekreti që mban datën 10 Tetor 2024, është futur tashmë në procedurë parlamentare për t’u shqyrtuar fillimisht në komision dhe më pas në seancë.

Dhe kreu i shtetit i “tërheq veshin” Kuvendit, teksa thekson në argumentime se “ndryshimi i 68 neneve nuk i është nënshtruar procedurës së rregullt që parashikon Rregullorja e Kuvendit”.

Më tej Presidenti thekson se në këtë mënyrë ai është “një ligj të vetëm shkakton konfuzion, mbjell paqartësi dhe sjell pasiguri”.

“Për këto 68 ligje nuk ka nismë ligjbërëse formale, nuk ka regjistrim të projektligjeve në programin e punës së Kuvendit, nuk ka konsultim publik, nuk ka procedurë të veçantë  shqyrtimi, nuk ka mendim të shprehur nga ekzekutivi për secilin prej ligjeve, nuk ka analizë të kostos financiare dhe deklarim nga qeveria që pranon mbulimin e kostove financiare për secilin prej tyre si dhe nuk ka raporte të veçanta vlerësimi nga komisionet përgjegjëse të Kuvendit sipas fushave që mbulojnë 68 ligjet e sipërpërmendura”, thuhet në dekret.

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për ligjin e 'Inspektimeve'

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 14/10/2024 15:54

    bravo ligj klientelist korrupsionit

    Përgjigju
  • Qytetar: 14/10/2024 13:33

    Po shyqyr qe u ftillua dikush me talljen qe po i ben Rama ligjeve. Ligji per Inspektimin vete e bene, vete e sistemuan, dhe tani bejne muhabet kafesh dhe hajt ta bejme ligj. Matrapazlliqe qe ka kuvendi e deri ne kryeministri. Duhet te marri fund tallja e popullit ne kete menyre te pacipe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën