Me ftesë të Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.

Me anë të një postimi në “X” Begaj shkruan se ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes.

Sot, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, në përurimin e Muzeut të Madh Egjiptian, muzeut më të madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian. Një qendër unike e kujtesës njerëzore që lidh brezat dhe epokat me vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa shikon drejt së ardhmes”, shkruan Begaj në një postim në rrjetin social X.