Presidenti çek përfundon në spital, sëmuret papritur pasi fitoi zgjedhjet opozita

Presidenti çek Milos Zeman është dërguar në spital mes trazirave politike, pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare. Ai pritet të drejtojë bisedimet për formimin e një qeverie të re pas votimit të së shtunës.

Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës tha se Zeman ishte në kujdes intensiv pas komplikime në shëndet.

"Ne e dimë saktësisht diagnozën, e cila na lejon të kryejmë trajtimin," tha drejtori Miroslav Zavoral, por shtoi se ai nuk do të japë detaje të tjera sipas kërkesës së presidentit. Zeman ka thënë më parë se ai po vuan nga lodhja dhe dehidratimi, pasi kaloi tetë ditë në spital muajin e kaluar.

Zeman u dërgua në spital nga rezidenca presidenciale jashtë kryeqytetit Pragë të dielën në mëngjes, menjëherë pas një takimi me kryeministrin Andrej Babis. Pamjet e transmetuara nga mediat çeke tregojnë stafin duke i mbajtur kokën lart kur ai hyri në spital.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve, partia e kryeministrit Andrej Babis njëkohësisht aleat i presidentit çek, ANO fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të fitojë 72 ulëse në Dhomën e Deputetëve prej 200 ulësesh. Ndërkohë koalicioni prej tri partish ka fituar të paktën 108 ulëse.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja