Presidenti, flasin "kandidatët"
e Arvizu, Zheji, Ceka e Malaj

Presidenti, flasin "kandidatët" <br />e Arvizu, Zheji, Ceka e Malaj
TIRANE- Opinionet e diplomatit amerikan në Tiranë në lidhje me disa kandidatura për të marrë Presidecën e radhës, kanë sjellë reagimet e 'kandiatëve' për të cilët është pyetur Aleksandër Arvizu në një emision televiziv, të premten në mbrëmje. Tre kandidatët e pyetur nga gazeta Shqiptare.com janë ndjerë komod me përcaktimet e bëra nga ambasadori i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Megjitahtë Arvizu ka pasur mendim shumë pozitiv për ish kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i cili nuk ka dëshiruar të komentojë opinionin e ambasadorit.

NORA MALAJ
Përceç Topallit, e cila është lakuar si një kandidatë nga Partia Demokratike, një tjetër femër për 'kandiate' ka qënë edhe zëvendësministria e Arsimit Nora Malaj. Malaj gjatë një prononcimi për gazetën ka vlerësuar dhe falenderuar Arvizunë mbi gjithë atë çka ai ka përcaktuar, madje për atë ka qenë vlerësimi më maksimal që ka marrë deri më sot në politikën shqiptare. "Është një vlerësim shumë dashamirës. Më vjen mirë që këtë vlerësim e kam marrë nga një ambasador më me influencë në Shqipëri. Ambasadori Arvizu, është nisur nga aktiviteti im politik, për të dalë në këtë lloj përcaktimi. E megjithatë unë nuk e kam menduar ndonjëherë të jem një kandidate për Presidente", është shprehur Nora Malaj, zëvendëseministre e Arsimit. Por me gjithë vlerësimet e bëra nga Arvizu, Malaj ka pohuar se zgjedhja e një kandidati nuk është në dorën e individëve, por të forcave politike. "Ajo është tërheqëse, për të fakti i të qënit grua dhe se vjen nga fusha e arsimmit. Duke pasur parasysh edhe rolin e LSI-së mund të krijojë një situatë interesante. Por kurrë nuk e kisha menduar atë si Presidente", është shprehur ambasadori Arvizu për Nora Malajn.

ARTUR ZHEJI
I shumë përforlur si një kandidat nga shoqëria civile është edhe analisti Artur Zheji, i cili e ka marrë një lloj përcaktimi nga ambasadori amerikan, figurën e të cilit nuk e përjashton si një kandidaturë të mirë për Presidencën. Me një lloj diplomacie Arvizu i ka kërkuar Zhejit që të punojë më shumë me opozitën, ndoshta kjo mund të të lërë hapësirë të mendosh se mund të jetë një kandiat nga Partia Socialiste. Megjithatë edhe Zheji është ndjer komodë në këtë lloj opinioni, madje ka pohuar se sugjerimin e Arvizusë do ta vendosi "vëth në vesh". "I them faleminderit zotit ambasador. Këtë lloj opinioni i shoh si shumë miqësore. Ky opinion vjen në kohën e duhur edhe në çështjen e duhur. Unë kam punuar me opozitën, por i them ambasadorit që sugjerimin e tij, siç është një shprehje shqiptare, "do ta mbaj vëth në vesh". "Jemi takuar disa herë, por nuk jemi ulur ende për një kafe. Më pëlqejnë shkrimet e tij, ai ka intelekt politik shumë të mirë. Duhet të punojë pak më shumë me opozitën", është shprehur Arvizu, teksa ka komentuar kadidaturën e analistit Artur Zheji.

NERITAN CEKA
"Kandidat intrigues". Ky ka qenë përcaktimi i bërë nga ambsadori Aleksandër Arvizu për politikanin e njohur Neritan Ceka, i cili është pritur shumë mirë nga ky i fundit. Neritan Ceka, i kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" është ndjerë superkomod për të kthyer një përgjigje nbi atë se çfarë ka thënë diplomati amerikan Aleksandër Arvizu. "Atë çfarë ka thënë ambsadori ynë në Tiranë, Aleksandër Arvizu është një përcaktim shumë konçiz. Është gjithçka e vërtetë se çfarë ka pohuar ai mbi personin tim. Ndërsa po j'ua bëj më të lehtë për ta kuptuar fjalën intrigues. Nuk ka të bëjë me intrigën por me ngjarjet e papritura që mund të sjellë kandidimi im, apo ideja e të qënit kurioz në këtë 'betejë emrash'", është shprehur Ceka, ndërsa vetpohon se është një kandidat që do të ngjall kuriozitet. "Ai ka një prejardhje shumë interesante. Kam zhvilluar shumë pak biseda me të, por para dy javësh kemi qenë bashkë në Nju Jork dhe kur unë e pyeta se ishte e vërtetë se e kanë kandidatuar për President ai më tha: që nuk e kam idenë. Nuk më tha as po as jo. Është një kandidatët intrigues', është shprehur ambasadori Arvizu kur është pyetur mbi kandidatin për President, Neritan Ceka.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës