Presidenti Gjukanoviç: Zgjedhjet e 30 gushtit, vendimtare për mbrojtjen e pavarësisë së Malit të Zi

Presidenti Gjukanoviç: Zgjedhjet e 30 gushtit, vendimtare për mbrojtjen e pavarësisë së Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë.

Gjukanoviç tha se po zhvillohet një “luftë mediatike dhe politike” kundër tij dhe Partisë Social Demokrate (DPS) që ai drejton, për ta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguar atë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Gjukanoviç tha se DPS nuk do të lejojë që "ideologjia e errët e mesjetës" të mbizotërojë në zgjedhje. Me këtë, ai iu referua Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka udhëhequr një seri protestash kundër qeverisë së tij.

Nga ana tjetër, presidenti serb Vuçiç gjithmonë i ka mohuar akuzat se Serbia, aleate e afërt e Rusisë, është duke ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi përmes mediave dhe kishës.

Prej disa muaj në Malin e Zi, një ligj për pronat e kishës ka shkaktuar protesta nga ana e komunitetit serb të cilët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë prej 620,000 banorësh në Malin e Zi.

Sipas serbve, ligji do të çojë në konfiskimin e pronave të Kishës Ortodokse Serbe nga shteti malazez, gjë që mohohet nga qeveria e vendit

Në zgjedhje, partia në pushtet e Gjukanoviç-it, do të sfidohet nga një grup pro-serb dhe një aleancë tjetër opozitare që e akuzon atë dhe qeverinë e tij për korrupsion.

Sondashet e opinionet tregojnë se DPS do të fitojë shumicën e votave, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Në Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi qw do të zhvillohen të dielën më 30 gusht do marrin pjesw edhe pesë parti shqiptare që do të garojnë në një koalicion të përbashkët.

Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva kanë nënshkruar një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët të kandidatëve.

Zgjedhjet e së dielës së 30 gushtit në Malin e Zi po priten me optimizëm nga partitë shqiptare, duke qenë se këtë herë paraqitën më të unifikuara, në vetëm dy koalicione.

Gjithsesi partitë shqiptare të përfaqësuara në dy koalicione, nuk arritën dot që të ishin në një listë të vetme, sikundër ishte një prej synimeve fillestare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin