Presidenti i Këshillit Europian në Tiranë: Tre shtylla për negociatat! Rama: Gati për të hedhur hapin kundër KÇK-së

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel u shpreh nga Tirana ku po zhvillon një vizitë zyrtare se vendet anëtarë të BE-së nuk kanë unanimitet për cështjen e negociatave dhe se në javët në vijim liderët e unionit do të vendosin fillimisht për metodologjinë e pranimit të shteteve të reja.

Charles Michel shpjegoi se janë tre shtyllat kryesore, e para që lidhet me formatin e ri të procesit të zgjerimit, e dyta ka të bëjë me orientimin e Komisionit Europian me atë që do të kërkojë dhe hartojë në progres raport dhe e treta ka të bëjë me investimet në Ballkanin Perëndimor. Ai inkurajoi vijimin e reformave dhe dialogut në vendet kandidate. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe Konferenca e Donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel, për të cilën Charles Michel tha se "do të angazhohet me qëllim që përtej fjalëve të ketë mbështetje reale".

E ndërsa fatura e dëmit nga tërmeti llogaritet një miliard euro, kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se Europa nuk do ta lerë Shqipërinë vetëm në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik duke shpresuar te një mbështetje e madhe nga konferenca. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ndau me Presidentin e Këshillit Europian ambicien "për të hedhur një hap të ri dhe pa humbur kohë në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së dhe kështu do të vijojmë hap pas hapi, rëndësi ka që në fund të këtij viti Shqipëria të jetë një vend më i mirë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
Soreca përcjell presidentin e KE pas vizitës në Shqipëri: Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi e BE

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka përcjellë presidentin e Këshillit Europës Charles Michel i cili takoi kryeministrin Edi Rama ku folën për konferencën e donatorëve dhe procesin e hapjes së negociatave. Soreca thotë se vizita e Michel është një shenjë që zgjerimi është përparësi në politikat e BE-së.

"Sapo përcolla presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tirane. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në.  Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave.", shkruan Soreca.

Njoftimi ne faqen zyrtare
Ora 14:26
Rama: Nuk kemi kohë për të humbur, gati për të hedhur hapin kundër KÇK-së (VIDEO)

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se me Presidentin e Këshillit Europian diskutoi edhe për aktin normativ për KÇK-në që ka paralajmëruar se do të kalojë brenda janarit në Kuvend. Rama u shpreh se nuk ka kohë për të humbur për të hedhur hapin e ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së. "BE ja një diskutim të brendshëm dhe me të gjithë mirënjohjen për vëmendjen varet nga metodologjia e re që do të bien dakord vendet e BE dhe cila do të jetë qasja. Në këto kushte edhe Franca të ishte duke kërkuar të hynte në BE nuk do të pranohej nga Franca pa rënë dakord si do të zhvillohet procesi dhe ne duhet ta respektojmë.

Nëse objektivi do të materializohet në investime të inkurajuara dhe mbështetura në më shumë mbështetje për vendet e rajonit për sektorët kyc dhe politikave Europiane në tërësi kjo përbën një arsye për të qenë të inkurajuar. Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i radhës për celjen apo shtyrjen e negociatave ne do të bëjmë atë sikur të ishin hapur negociatat, se e bëjmë për veten tonë. Kam ndarë me presidentin edhe ambicien për të hedhur një hap të ri dhe pa humbur kohë në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së dhe kështu do të vijojmë hap pas hapi, rëndësi ka që në fund të këtij viti Shqipëria të jetë një vend më i mirë" tha Rama.

Ora 14:17
Presidenti i Këshillit Europian: Për momentin në BE nuk kemi unanimitet për negociatat (VIDEO)

Presidenti i Këshillit Europian u shpreh se për momentin nuk ka unanimitet mes vendeve të BE-së për hapjen e negociatave, pa u arritur më parë dakordësia për metodologjinë.  'Ne kemi nevojë në Këshillin Europian për një vendim unanim për negociatat. Prandaj unë paraqita tre shtylla që duhet të shkojnë përpara paralelisht dhe ka filluar puna, pasi shumë shpejt do të kemi rastin të kemi një debat për këto tre tema, për modernizimin e procesit të zgjedhimit.

Javët e ardhshme, do të jetë një pjesë e punës sime, dua të drejtoj një dialog të fortë si mund të bëhen hapa përpara. Sot nuk kemi unanimitet, do të organizohen mbledhjet në javët e ardhshme për një pozicion unanim. Ka një pikë të rëndësishme që është e pranishme në tryezën e mbledhjes së fundit dhe ka një unanimitet me një pikë, kjo është ambicia e përbashkët nga 28 vendet që konsiderojnë se e ardhmja e Ballkanit duhet të jetë në BE" tha ai.

Ora 14:12
Presidenti i Këshillit Europian: Tre shtyllat kryesore për integrimin (VIDEO)

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi nga Tirana se në javët në vijim do të ketë një diskutim mes liderëve të BE-së lidhur me metodologjinë e pranimit të vendeve të reja, pas vetos së Francës në Tetor. Por ku do të mbështetet metodologjia e re? Charles Michel shpjegoi se janë tre shtylla kryesore, e para që lidhet me formatin e ri të procesit të zgjerimit, e dyta ka të bëjë me orientimin e Komisionit Europian me atë që do të kërkojë dhe hartojë në progres raport dhe e treta ka të bëjë me investimet në Ballkanin Perëndimor. Ai inkurajoi vijimin e reformave dhe dialogut në vendet kandidate.

"Me qëllim që përtej fjalëve të ketë mbështetje reale për vendin tuaj në konferencën donatorëve. Në tryezën e KE-së do të kemi rastin të debatojmë dhe të marrim vendime për Shqipërinë dhe Ballkanit në BE-së. Unë shoh tre shtylla, e para domosdoshmëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe cfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Dhe do ta shikoni shumë shpejt, që pasi të jemi konsultuar me vendet do të formuloj propozimet.

Pika e dytë. KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është kryesore, thirrja dhe mobilizimi rreth treyezës për paktin për investimet në Ballkan. Me qëllim të inkurajohet zhvillim ekonomik që është kusht kyc për të cuar përpara bashkëpunimet rajonale, që mund të ndihmojmë. Ne pohojmë se fati i këtij vendi, Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, është bindje e fortë dhe kjo kërkon që të ketë angazhim për të vijuar përpjekjet për reformat për shtetin e së drejtës, luftës kundër krimit.

Është e nevojshme të vijohet dialogu dhe puna për besueshmërinë për lidershipin politik për vendet e përfshira, të kryejnë hapa përpara. Do të kemi kënaqësinë në Bruksel me rastin e Konfernecës së Donatorëve, të organizoj një mbledhje për të dhënë këtë shtysë politike që KE-ja dhe unë vetë pas marrjes së detyrës me këtë prani këtu, dua të pohoj angazhimin për të ecur parpara" tha Presidenti i Keshillit Europian. 

Ora 14:08
Tërmeti/ Rama: 15 mijë njerëz humbën shtëpinë, kam besim se Europa s'do na lerë vetëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se është besimplotë se nga Konferenca e Donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel do të marrë mbështetje për procesin e rindërtimit për 15 mijë qytetarët që humbën banesat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Duke falenderuar Presidentin e Këshillit Europian, Rama tha se e vlerëson faktin që erdhi në Shqipëri pas firmosjes së BREXIT me Britaninë.

"Dua ta falenderoj për ngushëllimet dhe interesimin e posaçëm lidhur me situatën e vështirë të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve në 17 shkurt të jetë një sukses dhe populli shqiptar dhe afro 15 mijë njerëz që kanë humbur strehën të marrin mesazhin që Europa është pranë dhe nuk do të lerë vetëm për rindërtimin.

Kemi folur edhe për procesin e reformave dhe integrimin dhe për metodologjinë e re të zgjerimit dhe në tërësi më vjen mirë që Presidenti ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin jo vetëm për integrimin, individualisht të vendeve, por edhe bashkëpunimit rajonal dhe të një qasje të re të Brukselit në raport me zhvillimin e ekonomik dhe social të rajonit.

Ka shumë dosje të rëndësishme në tryezë për të trajtuar dhe fakti që pas një firmosje në orën 01:30 të mëngjesit lidhur me Britaninë ai ka ardhur në Tiranë për të celur një fazë të re të dialogut me ne dhe rajonin është shumë domethënës për mua" tha Rama.

Ora 13:41
Cakaj: Metodologjia e re e hapjes së negociatave 'dritë jeshile për Shqipërinë'

1579869838_cakaj.jpg

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Cakaj deklaroi se puna intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit, në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE, vijon.

"Sot në pritje të Presidentit të Këshillit Evropian për vizitën e tij të punës në Tiranë, Charles Michel! Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti. Po ashtu, tashmë ka filluar një punë intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE . Krahas bashkëpunimit në fushën e integrimit, mirënjohje e veçantë mbështetjes për nismën e Komisionit për të organizuar konferencën e donatorëve në Bruksel për të ndihmuar rindërtimin pas tërmetit", shkruan Cakaj.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Charles: 25/01/2020 17:37

    Le te jemi realist Shqiperise do i duhen dekada qe te integrohet ne BE dhe prap do jete e veshtire sepse me xhamia nuk pershtatet dot me traditat e botes se zhvilluar

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/01/2020 15:54

    Shqiperia te behet po, te derrmohen gjith funderrinat po, te kete mirqenie e meritokraci po, por larg BE-se! BE-se i intereson vetem te shesë mallra dhe shqiptari nga natyra e tij eshte bujk dhe blektor. BE-ja do ti thote te mos e punoje token se do i shese ajo prodokte bujqesore qe te haje shqiptari. Larg BE-se se do na beje skllever!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot