Rama: Fatura e tërmetit 1 mld Euro! Di Maio: Kam besim se do gjejmë zgjidhje te Konferenca e Donatorëve (VIDEO)

Vizitën zyrtare në Itali me fokus të veçantë organizimin e Konferencës së Donatorëve, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një takim me ministrin e Jashtëm Di Maio. Kreu i qeverisë shqiptare videon e takimit e ka publikuar në faqen e tij në Facebook, ndërsa nga komunikimi me Di Maion në momentin e pritjes dhe ecjes në korridor, Shqiptarja.com ka zbardhur bisedën mes tyre.

"Raporti do të jetë gati për pak ditë por deri tani është përllogaritur rreth një miliard (euro)" dëgjohet të thotë Rama, ndërsa ministri italian shprehet se kjo shumë është e lartë, por shton se ka besim se do të gjendet një zgjidhje në Konferencën e Donatorëve. "Një miliard?! Shumë. Por unë kam besim se në Konferencën e Donatorëve do ta gjejmë një zgjidhje". 

"Po pikërisht për këtë dua të flasim" shton më tej Rama. "Po patjetër" i përgjigjet Di Maio. Ndërkohë që temë e bisedës kanë qenë edhe hetimet për tërmetin, pas mbërritjes në Shqipëri hetuesve të GdF-së pak ditë më parë. Di Maio e pyet nëse kanë ardhur dhe Rama i përgjigjet duke i thënë 'Po, kanë ardhur'. Në vizitën që po zhvillon në Itali, Rama është i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

'Fatura e tërmetit 1 mld Euro'! Rama nga Italia: Javën tjetër takoj Merkelin! Di Maio: Do gjejmë zgjidhje tek Konferenca e Donatorëve


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'