Presidenti i Maqedonisë nuk firmos marrëveshjen për emrin me Greqinë: 5 arsyet pse nuk e dekretoj
Presidenti i Maqedonisë, Ivanov nuk e ka dekretuar marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri.
Presidenti i Maqedonisë, Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Ivanov nuk e ka dekretuar marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri. Në njoftimin e Presidencës maqedonase numërohen 5 arsye pse presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruaj ratifikimin e Ligjit për Marrëveshjen me Greqinë. Ndër të tjera, ai thekson se marrëveshja nënshtron Maqedoninë ndaj Greqisë. Më 17 qershor kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, nënshkruan Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.
Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në afat prej 30 ditësh duhet ta fusë përsëri në rend dite dhe votim, ndërsa për ta kaluar duhen 61 vota. Megjithatë, paralajmërohet se ajo do të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme dhe se kryetari i Kuvendit nuk do ta pres afatin e fundit apo 20 korrikun.
Deklarata e Presidences se Maqedonise
Në kryerje të funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë
1. Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një nga shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.
2. Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.
3. Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
4. ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenin 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
5. Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Ivanov”, publiku sprovohet me Çehov, Çuli: Kam vite që e dua këtë shfaqje! Boriçi si “Hamleti i Rusisë”: Tentativë për një teatër të madh!
16 Tetor 2022, 16:46
-
Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëton nesër për herë të parë në Ballkan, ja shtetet të cilat do të vizitojë
9 Qershor 2022, 17:56
-
Zoran Zaev u dorëhoq, Maqedonia e Veriut drejt formimit të qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski pritet të marrë postin e kryeministrit
27 Dhjetor 2021, 14:49
-
Maqedoni e Veriut/ Kuvendi i miraton dorëheqjen, Zoran Zaev: Dëshiroj të jap shembull! Pritet mandatimi i Kovaçevskit
23 Dhjetor 2021, 15:32
-
Maqedoni e Veriut/ Zoran Zaev jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër! Pritet të mandatohet Dimitar Kovaçevski
22 Dhjetor 2021, 17:45
-
Nga eksporti blegtoral, ndërlidhja e sistemeve elektronike deri te paketat turistike, çfarë përfitojnë qytetarët nga marrëveshjet e Ballkanit të Hapur
21 Dhjetor 2021, 20:20
-
Ballkani i Hapur/ Rama-Zaev: Nisma po bëhet konkrete, ndryshon jetën e njerëzve tanë! Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi edhe me Kosovën (VIDEO)
21 Dhjetor 2021, 13:11
-
Forumi i Agro-kulturës dhe Kooperimit Rajonal, Rama: Tregtia do jetë një veprimtari pa kufi! Vuçiç-Zaev: Më shumë siguri për produktet që konsumojmë (VIDEO)
21 Dhjetor 2021, 12:30
-
Ylli Pata: Lajmi i ardhur nga BE për 'Ballkanin e Hapur', që i dha fuqi politike Samitit të Tiranës
21 Dhjetor 2021, 12:21
-
'Shuplaka' nga Brukseli një ditë pas protestës së Berishës, Varhelyi: Mbështesim 'Ballkanin e Hapur', të bashkohen sa më parë 3 vendet e tjera! Firmosen 5 marrëveshje në Tiranë (VIDEO)
21 Dhjetor 2021, 07:48
-
Samiti i ‘Open Balkan’, nën masa të rrepta sigurie! Rama, Zaev dhe Vuçiç në takim: Do të forcojmë marrëdhëniet
20 Dhjetor 2021, 07:25
-
Berisha kërcënon me protesta, ‘Open Balkan’ mbahet të hënën! Report Tv zbardh axhendën
18 Dhjetor 2021, 10:51
Maqedoni dhe maqedon nuk ka pasur asnjëher, por ILIRID po! Dhe ILIRIDA është e Shqipëris natyrale ...!!!
Përgjigju