Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph Daul (ku bën pjesë edhe PD-ja) shprehet i shqetësuar për situatën politike që është krijuar në Shqipëri. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Daul shkruan se zgjedhjet duhet të jenë të lira, blerja e votave është e papranueshme dhe se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament.
"Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit" shprehet ai.
Por i menjëhershëm ka qenë reagim i Endri Fugës, i cili është Drejtor i Komunikimit në Kryeministri. Përmes një fotoje ai i tregon Joseph Daulit, se cfarë bëri opozita sot në Kuvend. "Këto janë "të drejtat" që opozita jonë ushtroi sot në parlament. Supozohej të ishte një sesion për Maqedoninë e Veriut por deputetët e Partisë Demokratike menduan se ishte "e zgjuar" të hidhnin bojë drejt Kryeministrit" thotë ai.
Derri i k'naqun joseph daul i paska dhene nje tegel nevojtarve babalokrate te shqup-it. Sa here qe ne Shqiperine tone ngrihen temperaturat e konvulsioneve te nahijes kusaro-kriminale shqup-se; po aq here shfaqet me tr**lliqet e tij daul dhe sorra e neveritshme Doris pack.
Përgjigju