TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me mësues, për situatën e pandemisë së COVID-19, e prezantoi si takim “live” në TV, por që në fakt u zbulua se ishte i montuar.

Gjatë kohës kur Basha po transmetonte videon e montuar si bashkëbisedim live, fjala e mësueses Enkeleda Skënderi gabimisht mbulon një pjesë të fjalimit të kryetarit të PD.

Ajo çfarë publiku pa “live” ishte fytyra e Bashës duke diskutuar, por “e dubluar” me zërin e mësueses në sfond.

Lidhur me këtë ka pasur një reagim nga Drejtori i Komunikimit të Këshillit të Ministrave Endri Fuga nëpërmjet rrjeteve sociale ai shkruan :

"Normal se nuk i zihet besë live me Lulin me gjithë ato gafa që bën. Gafa Luli, gafa stafi "