Zgjedhja e Presidentit, deputeti Metaj në Report Tv: Nëse negociatat dështojnë, PS zgjedh emrin që vendi meriton! Tërheqje veshi nga Rama? Disiplina në grup, e rëndësishme

Partia Socialiste synon që t’i japë vendit një President të ri që i plotëson tyë gjitha kriteret e kreut të shtetit që meritojnë shqiptarët. Qëndrimin e ka ripërsëritur në Report Tv edhe një herë deputeti socialist i Qarkut Vlorë, Ilir Metaj.

I ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Metaj tha se synimi është që me negociatat të gjendet një emër konsensual por nëse bisedimet nuk funksionojnë atëherë PS me përgjegjshmërinë e saj do të bëjë detyrën ndaj vendit.

“Procesi është më transparent se herët e tjera. Në bëmë detyrën tonë, dhamë emrat që i vlerësojmë se meritojnë të jenë kandidatura për kreun e shtetit shqiptar. Në fund presim të arrijmë në një figurë gjithëpërfshirëse që na nderon të gjithëve.  Partia Socialiste tregon gjithmonë që është avangardë në çdo fushë të jetës në Shqipëri. Ne do të tentojmë të gjejmë një emër konsensual për Presidentin. Por nëse procesi i negociatave dështon sigurisht që ne kemi detyrën që t’i japim shqiptarëve Presidentin që meritojnë.  Takimet me opozitën nuk janë formale. Gjithçka do të bëhet me qëllimin për të gjetur konsensusin. Po flasim për pozicionin e kreut të shtetit, ndaj detyra jonë është të zgjedhim një njeri normal, që respekton ligjet dhe ka vlerat e duhura”, tha deputeti Ilir Metaj.

I pyetur për informacionin e dalë sot se në mbledhjen e grupit parlamentar ka pasur edhe një tërheqje veshi nga ana e Kryeministrit Rama për deputetit që nuk qëndrojnë në seanca plenare, madje ka edhe nga ata edhe që nuk votojnë.

“Këto janë situata normale në mbledhje grupi. Diskutohen edhe situata që duhen përmirësuar. Disiplina është e rëndësishëm në një organizatë politike. Të votosh në fund të seancës është edhe detyrim që ta kanë dhënë zgjedhësit. Çdo minutë e të qenit në Kuvend është jo vetëm nder por edhe përgjegjësi për të bërë detyrën siç duhet”, tha ndër të tjera në ‘Studio Live’, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marko: 19/04/2022 21:19

    Sado qe perpiqen te maskojne arrogancen e bazuar ne injorance, duke qene se jane te manget si ne formim ashtu dhe etike, te shoshtisin nga cfare flasin. Si puna e ketij. "Partia Socialiste" thote do i jape vendit presidentin qe i takon??!!. Jo partia, mor bylmet, por Kuvendi thote Kushtetuta. Ai eshte organi qe do i "jape" vendit Presidentin i ose nuk i takon. Por me cfjalos nje nder pykat e organizates se pykave asqe ka dyshim sa sa do i "takoje".Detyra kryesore e Kuvendit eshte te zgjedhe President. Sa i perket normal apo jo pak ka rendesi. Por mjafton te shohes serish pykat bashke me kryepyken dhe zultati do jete nje pyke ne diell!

    Përgjigju
  • beni: 19/04/2022 19:17

    haahahha ore vertete mendojne keta se rama nuk e ka emrijn per president hahaha. edhe jui e besoni hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?