Presidenti i ri/ Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër në orën 14:00, cakton datën për raundin e katërt

Presidenti i ri/ Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër në orën 14:00,  cakton datën për raundin e katërt

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 14:00 për të caktuar datën për raundin e katërt. 

"Të nderuar kolegë, nesër ditën e martë, datë 31 maj, ora 14.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës. 

Në pikën për përcaktimin e datës së votimit të katërt  për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, seanca do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë kohës ku do të shqyrtohet çështja per zgjedhjen e Presidentit.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim", thuhet në njoftim. 


Lajmi kryesor:

Presidenti e ri, dështon edhe raundi i tretë! PS: Në votimin e katërt do të kemi kandidat për kreun e shtetit! Alibeaj: Ne ofruam rregulla të ndershme, por Rama u tërhoq


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka