Presidenti Bujar Nishani vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar të premten në fshatin Sheper të Komunës Zagori, Gjirokastër, Andon Zako Çajupin (pas vdekjes) me dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin:
"Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare, i cili në fillim të shekullit të kaluar, me poezitë dhe veprat e tij letrare satirike kontribuoi jo vetëm në edukimin e ndjenjave atdhetare, por luajti edhe një rol të veçantë në ndriçimin e shoqërisë shqiptare".
Ky titull dhënë me rastin e përvjetorit të datëlindjes së Çajupit iu dorëzua Kryetarit të Komunës Zagori zotit Arqile Mekshi.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani theksoi se "jemi këtu bashkë për të nderuar bijtë e këtij trualli e përkujtuar historinë, por edhe për të biseduar për të ardhmen dhe zhvillimin e Zagorisë. Jam njohur me dashurinë tuaj proverbiale për vendlindjen. Jam njohur edhe me planin e zhvillimit urban dhe ekonomik që bijtë e Zagorisë kanë bërë për krahinën e tyre. E vlerësoj gjestin e tyre dhe do e çoj zërin tuaj në të gjitha institucionet që mund të kontribuojnë. Unë do të jem bashkë me ju që Zagorisë t'i kthehet jeta dhe zagoritëve dëshira për të ardhur, gëzuar dhe investuar në tokën e të parëve të tyre".
Vizitën e tij në Prefekturën e Gjirokastrës, Presidenti i Republikës e nisi më herët në fshatin Dhoksat të Komunës Lunxhëri ku u takua me kryepleqtë dhe banorë të krahinës duke biseduar për hallet dhe problemet e tyre dhe duke i garantuar që do t'i përcjellë ato fuqimisht në institucionet përkatëse.
Në emër të Presidentit të Republikës u vendos një tufë me lule tek busti i Andon Zako Çajupit dhe ai i Ilia Dilo Sheperit. Pas ceremonisë së dekorimit kreu i shtetit ndoqi një koncert me këngë e valle të zonës.
Gjatë vizitës së tij të punës Presidenti Nishani zhvilloi një takim edhe me banorët e Manastirit të "Shën Thanasit" në Poliçan të Komunës Pogon, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës, zoti Thanas Qiro. Në mbyllje të vizitës në Virua të Gjirokastrës, Presidenti u takua edhe me përfaqësues të trashëgimisë kulturore dhe Forumin "Djemtë e Gjirokastrës".
Fjala e plotë e Presidentit të Republikës në ceremoni
“Të dashur vëllezër e motra të Sheperit dhe Zagorisë,
I nderuar Kryetar i Komunës, Autoritete Vendore dhe Shoqatës së Zagorisë,
Miq nga krejt kjo krahinë e shquar, nga Nderani, Topova, Nivani, Koncka, Hoshteva, Liari, Vithuqi, Doshnica dhe Zheji,
Të nderuar miq të shumtë të zagoritëve që sot jeni të pranishëm në këto momente solemne!
Ju bashkuam sot maleve të larta të Lunxhërisë, Çajupit, Shëndëllisë, Nemërçkës dhe Dhembelit për të prekur dhe përjetësuar majën më të lartë të bijve të kësaj krahine, poetit, filozofit, publicistit, dramaturgut dhe patriotit Andon Zako Çajupi!
Kisha pritur me padurim të madh të kontaktoja me këtë truall fisnik, me natyrën e virgjër dhe të rrallë të kësaj krahine, e cila është djepi ku janë përkundur ëndrrat dhe aspiratat e qindra mijëra bijve të shquar zagoritë që me dituri, dinjitet dhe trimëri kanë bërë shumë për atdheun dhe kombin tonë të dashur!
Të nderuar miq!
Para se ndalnim në Sheper përshkuam Lunxhërinë nëpërmjet një rrugë të re dhe mjaft piktoreske. U ndalëm tek uji ftohtë i Kroit të Bratit në Fushën e Çajupit. Duke kundruar Zagorinë, për një një çast mendon se këtu Zoti i ka mbledhur dhe bërë bashkë të gjitha mrekullitë: natyrën e virgjër, të ashpër por të bukur, ajrin e shëndetshëm, ujërat e dëborës, pyjet, këngën e zogjve, si edhe ‘Malet me gurë dhe fushat me bar shumë.’
Jemi këtu bashkë për të nderuar bijtë e këtij trualli e përkujtuar historinë, por edhe për të biseduar për të ardhmen dhe zhvillimin e Zagorisë. Jam njohur me dashurinë tuaj proverbiale për vendlindjen. Jam njohur edhe me planin e zhvillimit urban dhe ekonomik që bijtë e Zagorisë kanë bërë për krahinën e tyre. E vlerësoj gjestin e tyre dhe do e çoj zërin tuaj në të gjithë institucionet që mund të kontribuojnë. Do të jem në krahun tuaj për të ndihmuar që rruga e bukur Libohovë-Nivan, e cila gjarpëron mes malesh t’ju sjellë këtu më shpesh. Rruga e Çajupit dhe gjithë të tjerat të lidhin gjithë krahinën që shtëpitë të kthehen në bujtina turistike për vizitoret dhe dashamirësit e lartësive. Ujrat e rrëmbyer që tronditin dhe përmbytin gjithë luginën Drinos të shndërrohen në punë dhe energji elektrike për të gjithë rajonin në një vepër hidroenergjetike si ajo e Suhës.
Unë do të jem bashkë me ju që Zagorise t’i kthehet jeta dhe zagoritëve dëshira për të ardhur, gëzuar dhe investuar në tokën e të parëve të tyre.
Të dashur miq,
Sot në përvjetorin e datëlindjes së Çajupit jemi mbledhur të nderojmë rilindasin e madh, poetin me zërin e bilbilit, patriotin e kulluar që balta e mëmëdheut i dukej më ëmbël se mjalta. Çajupi është nga më të shquarit rilindas që kemi pasur.
Rilindasit tanë i bashkonte vatra rreth së cilës ia arritën të ndiznin zjarrin e atdhedashurisë për ta mundësuar mëvetësimin e Shqipërisë së pushtuar prej qindra vitesh. Për t’ia arritur këtij qëllimi të lartë, disa prej rilindasve tanë u morën me ekzaltimin e së kaluarës historike. Të tjerë i kënduan shpirtit bujar dhe trim të shqiptarëve. Pati nga ata që u kënduan bukurive mahnitëse të natyrës së mrekullueshme shqiptare. Disa të tjerë Dashurisë. Jo pak u morën me rizgjimin, kultivimin dhe pasurimin e së bukurës dhe së pavdekshmes gjuhë shqipe.
Çajupi i këndoi gjithçkaje shqiptare: Nga lindja në vdekje. Nga fshati tek metropolet e asaj kohe. Nga më fukarai tek më zengjini. Nga hallet e përditshmërisë familjare në fshat deri tek dertet e pafundme të kurbetit.
Magjepsja e Çajupit pas gjithçkaje shqiptare, bukurive të natyrës, cilësive të larta karakteriale të shqiptarëve, është absolutisht e pashoqe, e pakrahasueshme. Këtë magjepse të pafundme, këtë dashuri të pashtershme, Çajupi pati zotësinë, energjinë, talentin dhe vendosmërinë për ta shprehur në një mijë mënyra, si dinte vetëm ai që Shqipërinë e ndiente në çdo çast me të gjitha shqisat, fizikisht dhe shpirtërisht, në çdo qelizë të trupit dhe të trurit.
Poet, dramaturg, përkthyes nga disa gjuhë, atdhetar i flaktë, veprimtar patriotik me kontribut të shquar në drejtim të alfabetit të njehsuar, demaskues i qëllimeve të mbrapshta të armiqve të Shqipërisë, Çajupi rrahu me zotësi të rrallë çështjet politike, shoqërore, njerëzore, patriotike, morale të kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë, si mashtrimin, dhunën, etj.
Fjalët e tij të thjeshta aq kumbuese, të futin në mendime, të emocionojnë, të bëjnë t’i mbash mend, e t’i riprodhosh si maksima të ndritshme të gjuhës së pasur shqipe. Ishte koha e burrave dhe Zagoria e vogël ka nxjerrë gjithmonë burra të mëdhenj. Zagorinë ‘e madhe’, me emër e histori, e kanë mbajtur e lartësuar njerëzit e mençur, inteligjenca, njerëzit e gojës e të penës, indet e buta.
Kjo është dhe krenaria e saj në të gjitha kohërat e kjo krenari ka marrë krahë jashtë vendlindjes e shpesh edhe jashtë atdheut. Andon Zako Çajupi është njëri prej tyre në krah të Naim Frashërit, Asdrenit dhe të gjithë rilindësve të tjerë.
Një dorë e zgjedhur zagoritësh me burra elitarë e patriotë të shquar do gjendeshin në çdo kohë ku kryqëzoheshin interesat e atdheut. Ata gjendeshin kudo ku i kërkonte liria dhe atdheu. Do ta gjejmë Çajupin në Misir e Stamboll, në Bukuresht e Janinë, në Selanik e Belgjikë dhe kudo më i vendosuri, më largpamësi, më i zjarrti, më konseguenti për problemet e Atdheut dhe të gjuhës. Do ta gjejmë Aristidh Rrucin në krye të luftërave në Vlorë dhe firmëtar të Pavarësisë në krah të Ismail Qemalit; do ta gjejmë Mihal Hariton në krah të Abdyl Frashërit në Stamboll, Janinë e Prizren; Ilia Dilon e Dhiogjen Hariton në krah të Sami Frashërit e Kristoforidhit, me abetare për çunat, me gramatika shkencore nëpër gazeta e revista; Jani Dilon në krah të Mit`hat Frashërit, Jorgji Cakon këshilltar të Sulltanit dhe ministër të Ismail Qemalit.
Dija, intelekti janë medaljonet më të ndritshëm të zagoritëve. Nuk e teproj të them se, krahasimisht me numrin e vogël të popullsisë, Zagoria zë vendin e parë në Republikë, jo vetëm për njerëzit me arsim të lartë por, siç thamë, për kontribute intelektuale në rang kombëtar.
‘I tillë i nderuar, Me dritën e diellit mbi ballë, na vjen sot Andon Zako Çajupi midis nesh, edhe pas një shekulli e gjysmë, patriot i kulluar, poet, dramaturg e publicist i shquar.
Andon Zako Çajupi ishte faktor bashkimi nga më të fuqishmit.
Jo gjithkush që shkruan vargje është poet. Poet i vërtetë është ai, të cilit vargjet i mbahen mend. Sot e kësaj dite nuk ka shqiptar që të mos dijë përmendësh vargje nga të Çajupit. Si poet, dramaturg, përkthyes, aq sa edhe një shqiptar i përsosur, Çajupi në veprën e tij i këndoi gjithçkaje shqiptare me të njëjtën masë dashurie dhe përkushtimi dhe me të njëjtin patos të zjarrtë, me mjete të rafinuara stilistike, humor, dhimbje, ironi, auto-ironi.
Çajupi i këndoi Bariut: ‘Kur të vdes të më kujtoni,
‘Ndjesë pastë !’ të më thoni.
Vetë Çajupi ishte një ‘Bari’. Duke perifrazuar fjalët e të madhit tjetër bashkëkohës, Naimit, ne i themi sot Çajupit: ‘Kurrë nuk do të harrojmë! Ndjesë pastë ! nuk do të themi. Je i gjallë e je në jetë. Je në dritë të vërtetë. Ju faleminderit!”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com