Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka vendosur veton për projektligj për agjentë të huaj që shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare, të cilat financohen prej qeverive të huaja.

Prej disa javësh populli gjeorgjian po proteston pasi ligji sipas tyre rrezikon rrugën e shtetit në procesin e integrimit.

Ligji do t’u kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si “përmbushës të interesave të një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë.

Zurabishvili ka thënë më herët gjatë javës se e konsideron këtë ligj si të pranueshëm.

Presidentja që ka mospajtime në rritje me partinë në pushtet, “Ëndrrat Gjeorgjiane”, ka treguar edhe më parë që synon t’i vendosë veton projektligjit që u miratuar nga parlamenti më 14 maj.

Kundërshtarët e këtij dokumenti, të miratuar nga Parlamenti i Gjeorgjisë më herët gjatë javës, janë sulmuar të shtunën nga mbështetësit e partisë në pushtet, jashtë Universitetit Shtetëror të Tbilisit, ku kanë qenë duke pritur kryeministrin e vendit

Protestuesit kundër besojnë se dokumenti ka ngjashmëri me legjislacionin e përdorur prej presidentit rus, Vladimir Putin për t’i mbyllur gojën kundërshtarëve në Rusi dhe për t’i mbyllur institucionet e pavarura. Prandaj shumë gjeorgjianë po i referohen masës si “ligji rus”.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane është themeluar prej miliarderit të afërt me Rusinë dhe ish-kryeministrit të shtetit, Bidzina Ivanishvili.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Sezoni i qershive, fermeri nis të presë pemët: Nuk ka treg, e kërkojnë falë! Grumbulluesit e marrin maksimumi 50 lekë, na duhet dyfishi vetëm për kostot

Sezoni i qershive, fermeri nis të presë pemët: Nuk ka treg, e kërkojnë falë! Grumbulluesit e marrin maksimumi 50 lekë, na duhet dyfishi vetëm për kostot