Putin zgjat embargon ndaj vendeve perëndimore për importet në Rusi, përfshihet edhe Shqipëria

Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që shtrin embargon kundër vendeve perëndimore që kanë vendosur masa ndaj importeve në Rusi.

Agjensia e lajmeveTASS, kufizimet do të jenë në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm

Veprimi rus vjen pasi Bashkimi Evropian shtyu sanksionet e tij kundër Rusisë javën e shkuar, të imponuara që prej vitit 2014, për shkak të konfliktit të Moskës me Ukrainën dhe aneksimin e Krimesë. Kufizimet kanë të bëjnë me sektorët e financave, energjisë dhe mbrojtjes së ekonomisë ruse.

Në përgjigje të sanksioneve të BE pesë vjet më parë, Kremlini ka ndaluar importin e disa produkteve bujqësore, lëndëve të para dhe produkteve ushqimore nga vendet perëndimore që kanë goditur Rusinë me sanksione. Ato përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Kanada, Australi, Norvegjinë, Islandën, Shqipërinë, Malin e Zi,  Lihtenshtajnin dhe Ukrainën.

Fillimisht prej këtyre vendeve u ndaluan eksportet e mishit dhe nën produkteve të mishit, qumështit dhe nën produkteve të qumështit, frutave dhe perimeve, peshkut dhe nën produkteve të peshkut.

Nga 1 nëntori i vitit 2016, embargoja ushqimore u shtri në eksportin e kripës, ndërsa më 27 tetor 2017, u ndalua dhe ekpoti i derrave të gjallë, së bashku me një seri nënproduktesh të mishit, me përjashtim të produkteve për prodhimin e produkteve farmaceutike.

Duke folur për sanksionet, Presidenti Putin tha se “kufizimet ekonomike perëndimore kanë privuar ekonominë ruse prej 50 miliardë dollarësh ndërsa BE humbi 240 miliardë dollarë”.

Ai vuri në dukje gjithashtu se “Rusia ishte në gjendje të përfitonte nga presioni ekonomik i Perëndimit, kur filloi të frenojë importet dhe t'i zëvendësojë ato me prodhimet vendase, edhe në sektorët ku nuk kishte përvojë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 27/06/2019 04:46

    Ne vitin 2018 Shqiperia ka importuar mall ne vlere 5,77 Mrd. , eksport ne vlere 2,79 Mrd., pra Eksport-Deficit 2,98 Mrd.. Pyetje: C`ka do te eksportonte Shqiperia ne Rusi??? Krimet e Sales? Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë