KRUJË- Një 56-vjeçar është arrestuar nga flagrancë në Krujë, pasi ka kanosur Prokurorin Bujar Memia. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku Nazmi Çangu ka kanosur me fjalë Prokurorin e Krujës.
Ai e ka kërcënuar Prokurorin Bujar Memia pasi ky i fundit kishte kërkuar dënimin e djalit të Nazmi Çangut me 8 vjet burg pasi akuzohej për Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike”.
“Do të vras”, i tha Nazmi Çangu Prokurorit pranë ambjenteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë. Menjëherë Policia ka bërë arrestimine tij dhe më pas i është bërë një konroll edhe në banesë. Nga kontrolli në shtëpi, atij iu gjetën 76 kg kanabis.
Tashmë Nazmi Çangu do të akuzohet për “Kanosje e gjyqtarit” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë menjëherë pas arrestimit të Nazmi Ccangut ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila thotë se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës.
Prokuroria e Përgjithshme thotë se Prokurorët janë kthyer në subjekte të shantazhit për shkak edhe të folësve në publik.
Gjithashtu Prokuroria i është përgjigjur përsëri deklaratave të Ambasadorit Amerikan Donald Lu të bërë pak ditë më parë ku akuzoi kryeprokurorin Adriatik Llala se është kundër reformës në drejtësi.
“Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer. Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale”- thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjitshme.
Prokuroria: Prokurorët të shantazhuar për shkak të folësve publikë
Prokuroria e Përgjithshme vlerëson reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit për arrestimin e shtetasit N.Ç., i cili ka kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia.
Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, prokurori ka paraqitur konkluzionet për djalin e shtetasit N.Ç, i akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, dhe u kërkua dënimi me 8 vjet burgim. Në përfundim të seancës gjyqësore, shtetasi N.Ç. ka kërcënuar me jetë prokurorin, per shkak se ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave.
Pavarësisht se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm.
Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme shpreh angazhimin e plotë për mbështetjen e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutës.
Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer.
Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale.
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga prokurorët e Republikës që, për çdo rast shqetësimi apo kërcënimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, të njoftojë Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim që bashkërisht të veprojmë me të gjitha mjetet ligjore, për të siguruar mbrojtjen e integritetit të tyre fizik dhe profesional.
Ministria e Drejtësisë: Mbështesim punën e prokurorëve
Ministria e Drejtësisë përshëndet arrestimin nga Policia e Shtetit të autorit që kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia.
Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht dhe do të inkurajojë me forcë punën e prokurorisë në luftën me krimin e organizuar si dhe me ata që kryejnë vepra penale të të gjitha natyrave.
Ministria e Drejtësisë mbështet gjithashtu punën e dhjetra prokurorëve të ndershëm që respektojnë ligjin e që përballen në mënyrë të përditshme me botën e krimit edhe duke sakrifikuar në emër të sigurisë publike dhe qetësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.
Ne dënojmë prerë dhe në mënyrë kategorike çdo lloj kërcënimi që ju bëhet punonjësve të ligjit.
Dënojmë gjithashtu retorikat e çdo lloji dhe ngado që ato vijnë dhe që dekurajojnë këta punonjës të ndershëm të ligjit në misionin e tyre për të çuar përpara drejtësisë kriminelët, të korruptuarit dhe dhunuesit e jetës dhe qetësisë së qytetarëve shqiptarë.
Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht bashkëpunimin pa asnjë kushtëzim të të gjithë institucioneve të ngarkuara me ligj, për të luftuar krimin e organizuar dhe drogën dhe do të vazhdojë të jetë e palëkundur në gadishmërinë e saj për të bashkëpunuar e bërë gjithçka që asaj ligji i ngarkon në këtë luftë që lidhet me të ardhmen në vend.
/Shqiptarja.com

VIDEO