Pretenca për Izet Haxhinë, Avokati në 'Repolitix’: 2 problemet që kishte seanca sot! Pozitive që prokurori kërkon të thirret Berisha dëshmitar për vrasjen e Azem Hajdarit

TIRANË- Idajet Beqiri, avokati i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë ka shpjeguar sot se seanca ku u dha sot pretenca për vrasjen e Azem Hajdarit ka pasur probleme. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Beqiri tha se nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët që mbrojtja ka kërkuar e ndërsa e cilësoi si të pazakontë faktin që gjykata ka ‘ndërruar mendje’ për të mos marrë parasysh deklaratat e Berishës në media në lidhje me vrasjen e shekullit ndërkohë që më herët i kishte pranuar.

E vetmja gjë e mirë sipas avokatit në këtë seancë është që prokurori ka kërkuar që gjykata të thërrasë Sali Berishën si dëshmitar.

“Gjykimi i sotëm ishte për dy probleme, e para duhet të jepte përgjigje disa kërkesave që ne kishim si mbrojtje, ne kërkuam të përsëritej hetimi ligjor por disa dëshmitarë nuk u morën në pyetje, jo se nuk ishin pyetur përpara prokurorisë por jo nuk ishin marrë në Gjykatë. Ne kishim kërkuar dhe sot të vinte si dëshmitar njeriu që ka marr telefonatën që është jashtë një makinë me tritol dhe ai këtë telefonatë e futi në zyrën e Berishës ku ishte edhe Azem hajdari edhe sekretarja e Berishës. Izet Haxhia shpjegon se ka qenë mbesa e Berishës, Shpresa. Ishin disa dëshmitarë dhe disa prova, tabulate telefonike. Ishin disa kërkesa tonat që e fusnin procesin në një rrjedhë pozitive. Kërkuam të pyetej fatmira hajdari, gruaja e viktimës sepse makina e vrasësve, ajo ishte shumë afër me lokalin ku Azemi doli nga zyra dhe qëndroi me gruan, 20 minuta para se të vritej ka dalë nga lokali, gruaja ka ikur. Di shpjegonte diçka ajo pse u ngrit, sa larg e kishte ajo makinën e vrasësve. Prokurori nuk i mori në konsideratë dhe kur nxori pretencën ishte E vitit 2001, të vetmen gjë që pati sot pozitive ishte fakt që i thotë gjykata të thërrisnit dëshmitar Berishën sepse ai në intervistën që ka bërë në tv në ‘Opinion’ në 2020 ka thënë që më erdhi një militant i PD duke qarë dhe më tha unë e vrava Azem Hajdarin sepse ai e kishte marrë në telefon dhe telefonata e tij e nxirri Azem Hajdarin atje. Kjo gjykatë m’i pranoi mua si prova videot e Berishës që ka dhënë këto deklarata. Ju i pranuat dhe më mbrapa doli që ju nuk i pranuat se kuptoj kur nuk i pranuat”, tha Beqiri për Report Tv.

Megjithatë përtej të gjithë problematikave që kanë hasur mbrojtja vijon të jetë e qetë pasi sipas Beqirit kanë arritur të nxjerrin në pah të vërtetën.

“Pse jemi të qetë?! Sepse ne e arritëm synimi që të nxirrnim të vërtetën, me dëshmitarët me provat, kërkesa për riçeljen e hetimit gjyqësor, të gjitha këto janë në dosje dhe e gjithë e vërteta është në dosje. E vërteta është se vrasës është Fatmir Haklaj dhe që prokurori sot në 50 faqe nuk arriti të nxirrte cili është bashkëpunimi Izet Haxhisë me këtë. Zenel Këtu kemi të bëjmë me një prokuror që nuk është në rolin e vet që s’ka marr vesh ca bëhet me reformën në drejtësi, prokurori politike. Kjo prokurori është e pareformuar”, vijoi avokati.

Beqiri tha se Izet Haxhia është penduar që u kthye në Shqipëri pasi ai erdhi me shpresën se reforma do të vinte drejtësinë në vend, por sipas tij kjo gjë nuk po ndodh.

“Është penduar rëndë sepse ai sot e la sallën e gjyqit nuk e dëgjoi pretencën e prokurorit. ‘Ju jeni të njëjtë i tha, unë akuzoj Berishën, është i parë që ndërhyri si politikan që unë të dënohesha pa qenë fajtor, po tani edhe këta tjerët, duke akuzuar edhe Ramën edhe ky është njëlloj si Saliu tha. Sepse kjo drejtësi është mësuar me sinjale dhe po s’u dha sinjali këta mendojnë se është dakord që Izet Haxhia të rrijë në burg.’ Drejtësia jonë nuk është mësuar të punojë me punë pa sinjal. Ne do ta bëjmë mbrojtjen shumë të mirë që gjykatës t’i vijë trup nga vetja siç i vinte edhe sot që ngatërroi faqet. Kjo gjykatë e shkallës së parë nuk e merr dot guximin të japë një vendim siç e meriton ky proces gjyqësor”, tha Beqiri.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Më 21 janar në orën 14:00 do të mbahet edhe seanca ku do të paraqiten faktet nga mbrojtja e Haxhisë.

Kujtojmë se pas 22 viteve, vrasja e deputetit Azem Hajdari është duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Tiranë. Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë, i cili  kërkon të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e Azem Hajdari.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj