Prezantimi/ 60 –vjetori, Cirku Kombëtar nis kalendarin e shfaqjeve

Prezantimi/ 60 –vjetori, Cirku Kombëtar nis kalendarin e shfaqjeve

Cirku Kombëtar ka nisur shfaqjet për këtë vit. Shfaqja “Si ngjyrat e Ylberit” është e para që vjen në arenën e Cirkut Kombëtar që u shfaq në datat atë 12-13 janar.  Sipas një njoftimi zyrtar “Edhe ky vit do të vijojë të jetë me premiera të tera nga artistët edhe pse është fillimi i vitit, por duke qenë 60 -vjetori i Cirkut Kombëtar të tjera aktivitete do të zhvillohen. Misioni i Cirkut Kombëtar është ruajtja dhe lartësimi i vlerave të veçanta artistike-kulturore të artit të cirkut në vendin tonë, duke u mbështetur në traditat më të mira kombëtare e botërore. “Vizioni ynë për të ardhmen e Cirkut Kombëtar është shtrirja e aktivitetit të tij anembanë Shqipërisë, në të gjitha shtresat e grupmoshat, nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës dhe ministritë e tjera për të zbavitur, argëtuar, çlodhur dhe edukuar shikuesit tanë”, shkruan Cirku Kombëtar.

Pjesë e strukturës së Cirkut Kombëtar është Studio e Cirkut, e themeluar në vitin 1976, ku mësojnë e përgatiten artistët e rinj të cirkut nga mjeshtrit tanë të talentuar. Në mungesë të një shkolle cirku në vendin tonë kjo studio realizon funksionin e saj, duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e trupës artistike me elementin e nevojshëm në të gjitha profilet e cirkut. Duke filluar nga viti 1990 janë vendosur kontakte profesionale me cirqe, shkolla cirku dhe shoqata të ndryshme cirku në vendet Europiane. Janë organizuar aktivitete të rëndësishëm ndërkombëtarë, ku artistët tanë janë vlerësuar për nivelin e tyre artistik dhe profesional.  Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve. “Cirku ynë kurrë nuk ka reshtur së punuari dhe krijuari vlera të larta artistike, të vlerësuara për origjinalitetin e tyre shqiptar”, shkruhet në faqen e Cirkut Kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë