Prezantimi i Frank Lampard: I përkohshëm? Me trajner të tillë Chelsea fitoi Champions League-n

Prezantimi i Frank Lampard: I përkohshëm? Me trajner të tillë Chelsea fitoi Champions League-n

Frank Lampard në rikthimin te Chelsea

Frank Lampard është trajneri i ri i Chelsea në Premier League. Legjenda e Bluve rikthehet në "Stamford Bridge" pas dy vitesh, atëherë kur u shkarkua nën presidencën e Abramovich. Në daljen e parë para medieve, Lampard ka thënë se me një trajner të përkohshëm Chelsea fitoi Champions League.

"Trajner i përkohshëm? Nga trajnerë të tillë personalisht kam mësuar dhe kam kujtime shumë të mira. Me një trajner të tillë, kur në stol ishte Di Matteo, ne fituam Champions League. Ndaj asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Një tjetër trajner të përkokshëm që kam patur e që ka dalë mirë është Gus Hiddink”, tha trajneri fillimisht.

Më pas Lampard u ndal edhe te ndeshja e Champions League, teksa Chelsea luan me Real Madridin të mërkurë.

“Ne do të luajmë në dy fronte, kampionat dhe Champions. Ndeshja ndaj Real Madrid do të jetë e vështirë, por jam gati të jap maksimumim tim për të arritur atë objektiv. I kam idetë e qarta. Tani, gjëja më e rëndësishme është të flas me skuadrën dhe t’i shoh në stërvitje çdo ditë”, tha Lampard.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtar, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon benzina

Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtar, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon benzina