Ditën e sotme është prezantuar drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Rudia Degjoni.

Rudia Degjoni do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-drejtoreshën e Përgjithshme të QSUT-së, Anxhela Paparizo.

Në prezantimin e Degjonit si drejtoreshë e re e këtij institucioni, e pranishme ishte edhe ministrja e Shëndetësosë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala.

Njoftimi i QSUT:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni

Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo.