Qyteza e re në Thumanë/ Në tokat ku është shembur një banesë, s'do ndërtohet një tjetër! Park memorie për viktimat...Rama: Shtëpi aq sa kurora ka familja

THUMANË- Thumana do të jetë zona e parë, nga 26 të tilla ku do të nisë ndërtimi i qytezës së re për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë qytezë të re do të të ndërtohet gjithçka nga e para ku do të përfshihen gjithsej 806 banesa individuale dhe 7981 banesa kolektive, jo më të larta se 4 kate! Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte sot në Thumanë, bashkë me ministrin e Kulturës Elva Margariti dhe ministrin e rindërtimit, Arben Ahmetaj ku prezantuan planin përpara banorëve. Duke e cilësuar si një përrallë, por që shumë shpejt do të bëhet realitet, Rama dha premtimin se Thumana do të shndërrohet në një zonë turistike, si Puka dhe Belshi. Një lajm i mirë, tha Rama, është se familjet do përfitojnë shtëpi aq sa kurora ka pasur në atë banesë (psh. dy familje brenda një shtëpie, do përfitojnë dy shtëpi). Ajo që është më e rëndësishme është se aty ku është shembur një banesë, nuk do të ngrihet një tjetër e mbi të gjitha aty ku ka pasur viktima do të ngrihet një hapësirë e gjelbër, parku i memories.

Karakteristikat e banesave të reja
 Banesat do të jenë të tri tipologjive, 1+1 me 60.1 m2 për familje me 1 ose dy anëtarë; 2+1 78.2 m2 për familje me 3-4 anëtarë dhe 98.3 m4 dhe është për familje për mbi 4 anëtarë dhe nuk do të jenë më shumë se 4 kate. Të gjitha këto banesa do të kenë përreth verandë dhe kopsht. Shtëpitë do të jenë pranë njëri tjetrës, për një jetesë në komunitet. Pllakë e fortë betoni, strukturë çeliku muret e shtëpisë dhe një tjetër strukturë e lehtë për të përballuar erërat dhe do të jenë rezistente për tërmete deri në 9 ballë. Katër janë karakteristikat e këtyre banesave. Së pari do të jenë të riciklueshme deri në masën 90%. Së dyti përballimi i erës deri në 110 km/h, që është karakteristikë e kësaj zone, kursim energjie deri në masën -15000 lekë në vit. Sipas projektit do të ndërtohen sipas Eurokod 8, kanë një jetëgjatësi dhe garanci 70 vite. Kreu i qeverisë bëri me dije se javën e ardhshme do të çelet tenderi ndërkombëtar për kompanitë që do të ndërtojnë këto banesa, sipas këtyre standarteve dhe montimi i tyre do të bëhet brenda 30 ditëve. Një qendër e re, theksoi Margariti, që do të ketë të gjitha shërbimet duke filluar nga qendra administrative, komunitare do të jenë të mbledhura në hyrjen reale të qytetit. Një pjesë jo pak e rëndësishme është edhe fasada e këtyre banesave, veçanërisht e atyre kolektive që do të jenë në disa ngjyra kryesore si portokalli, blu, e gjelbër, jeshile, gri si dhe kafe.

Simbolika e cisternës që do ringrihet
Një cisternë ka qenë si pikë referimi për të orientuar drejt lagjes së Thumanës, tashmë të shembur. Për këtë arsye, ajo cisternë do të ringrihet sërish, rreth së cilës do të ketë një shesh, ku fëmijët do të luajnë e të moshuarit do të pushojnë. Do të shërbejë si një simbol i së shkuarës që nuk duhet harruar, por që do të ndihmojë për të vlerësuar të tashmen.

Cisterna që do të ringrihet

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Batuta e Ramës: Stresin e tërmetin e kanë mbajtur kjo vajzë dhe Erion Braçe...bashkë nuk bëjnë 42 kg

Emri i Griseldës u lakua jo pak herë nga banorët e Thumanës, të cilët e falenderonin pa pushim për gatishmërinë  e saj gjatë ditëve të vështira të tërmetit të 26 nëntorit. Ajo është administratore në Bashkinë e Krujës, e ndërsa nuk munguan batutat e kryeministrit Edi Rama.

"Stresin e atyre ditëve e kanë mbajtur dy persona që bashkë bëjnë 42 kg. Kjo dhe Erion Braçe", tha Rama.

Ora 17:18
Banorja e Thumanës i përmend Metën/ Batuta e Ramës: Rri çna e përmend, mos na sill ters këtu

Një nga qytetaret e Thumanës ka dashur që t'i thotë diçka kryeministrit Edi Rama lidhur me presidentin Ilir Meta, po kreu i qeverisë e ka ndërprerë duke thënë se nuk do të flasë për të.

"Mos na sill ters në Thumanë, iku tersi. Lëre tani. Kot nuk e keni çuar në parlament. Ishim mirë shumë, çna e përmend. Lërja tersin presidencës", tha Rama.

Ora 16:57
Rama: Do dëgjoni njerëz që thonë 'Kush do vij në Thumanë për fundjavë'...përrallat e mia dalin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Thumana do të shndërrohet në një atraksion turistik, siç ka ndodhur me Pukën dhe Belshin.

"Përrallat e mia dalin, ka ndonjë që s'ka dalë, po se nuk i ka ardhur koha. Kur thoja që Puka do bëhet fshat turistik, pukjanët thonin "kur do iku ky palla i gjatë se boll na kanë pallur me rrena". Shkoni në Pukë tani, në Belsh, po. Se këtu ka një liqen që është ngjitur me zonat e banuara. Dhe këtu ka një, po ai është i shkëputur, po di që ai liqen aty është një arsye për të besuar se dhe Thumana do të bëhet një zonë ku njerëzit do thonë " Kush do vij në Thumanë për fundjavë", tha ai.

Ora 16:55
Rama banorëve të Thumanës: Shtëpitë e reja do të jenë vila! Shtëpi aq sa kurora ka familja

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme me banorët e Thumanës ku ka prezantuar modelet e shtëpive të reja që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama tha se këto shtëpi do të jenë në të tërë kuptimin e fjalës vila.

"Do të qëndroj me ju, me sytë dhe mendjen të përqëndruar në radhë të parë për të bërë më të mirën që të gjithë ata që në ato momente të para ishin të shokuar dhe ndiheshin të pa shpresë ta bëjmë gëzuar vitin e ri në shtëpinë e re. Përvec të keqes duhet të shohim se cfarë mund të bëjmë që të dalë dicka e mirë. Cdo e keqe sjell dhe një të mirë. Si tërmeti mos ardhtë më kurrë, por e mira që wshtë që t'ju fusim në shtëpi, por në shtëpi ku të jeni në kushte optimale njësoj si familjet që blejnë vila. Për ata që iu është prishur shtëpia dhe kanë pasur më shumë se një kurorë, do iu japim aq shtëpi sa kanë kurora. E rëndësishme që t'iu japim mundësinë të kenë shtëpinë e tyre dhe hapësirën e tyre.

Mirëkuptim dhe besim, mirëkptim se ne nuk mund të shkojmë të ndërtojmë shtëpitë e reja aty ku kanë qenë të vjetrat, do t’i mbledhim pranë njëra- tjëtrës, do t’i merrni këto shtëpi siç nuk i merr askush në Itali, atje një pjesë ta japin dhuratë dhe një pjesë ta jep kredi dhe të thonë paguje.

Trualli i shtëpisë së vjetër do ta mbani ju, por ta dini se dhe ligji e ndalon që të mbani atë dhe këtë. Do e përdorni ju, ta përdorni për bujqësi e kopshtari, por jo më të rrini shtëpia atje. Ka tipa, burra janë këta, që thonë "jam mirë atje". E vërtetë, por nëse qëndron te shtëpia atje ku je, atëherë ti duhet për një matje tensioni të marrësh rrugën deri në qendrën shëndetësore, apo fëmijët për të shkuar në shkollë. Kurse kur ke shtëpinë këtu i ke që të gjitha aty", tha Rama.

Ora 16:39
4000 familje do të futen në shtëpi të reja brenda këtij viti!

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se brenda këtij viti 4000 familje do të hyjnë në shtëpitë e reja. Rindërtimi i këtyre banesave do të fillojë në fillim të majit. "4000 familje do të futen në shtëpi të reja. Fillimi majit fillojmë shtëpitë e para individuale, brenda 2 viteve do shohim një shtëpi të re dhe zonat e dëmtuara nga tërmeti do t'i marrim shembull për të ndërtuar më mirë dhe më ekonomikisht", tha Ahmetaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SANDRA: 04/03/2020 02:09

    Bravo rama,, por fillo sa me shpejt nga puna,,koha nuk pret,,njerezit jane ne cadra...

    Përgjigju
  • I demtuari: 03/03/2020 22:10

    Po me shtepite e vjedhura per faj te policise cdo behet do kompesohet?

    Përgjigju
  • meri: 03/03/2020 21:56

    Shtepi aq sa kurora ka familja.Shtepit e ketyre kurorave ,qe me pare jetonin se bashku ne nji shtepi,kush do ti paguaj ???...apo fukarenjet e tjere qe po shterngojne rripin ç'do dite per mbijetese.Per nji vote me shume ,parat e taksapaguseve behen rrush & kumbulla.

    Përgjigju
  • F-35: 03/03/2020 19:14

    Nuk e di nese e ka menduar mire i gjati kete pune. Po sikur ne perfundim te punimeve per ndertimin e shtepive, Sh.T.Zoti President te dekretoj moslejimin e banoreve atje per te banuar ne to! Argumentat "kushtetues" Atij nuk i mungojne.

    Përgjigju
  • peoples: 03/03/2020 17:03

    Kush i qan hallet e mia...Ilir Meta ,Tit vasili ,Mona LSIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka