83% e sipërfaqes së rërës në bregdetin e Lezhës do të jetë plazh publik gjatë sezonit turistik të vitit të ardhshëm. Bashkia prezantoi skemën e re të stacioneve të plazhit, e cila do të implementohet në bazë të vendimit të Qeverisë Shqiptare të miratuar pak javë më parë.
Gjatë takimit me operatoret turistik kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se plazhi do të shfrytëzohet vetëm nga hotelerit në bazë të vendimit të ri 1 dhomë 2 shezlone dhe pjesa tjetër do të administrohet nga bashkia.
Ndreu paralajmëroi dhe ata që kanë privatizuar rërën se nuk do të lejohen të vendosin shezlone, ndërsa ju kujtoi hotelerive taksen e fjetjes të cilën po e shmangin në vazhdimësi.
Lezha ka një vije bregdetare me gjatësi 26 km nga Rana e Hedhur deri në Tale dhe me reformën e re në turizëm do të kenë mundësi të bëjnë plazh të gjithë pa shpenzuar shumë para, në hapësirat e shumta publike të cilat do të jenë në funksion të qytetarëve.