TIRANË - Analisti Ben Andoni foli sot në Report Tv, lidhur me primaret e munguara të PD-së dhe votën e diasporës. Andoni thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se primaret e PD-së duhej të ishin kryer që në muajin dhjetor.
'Në deklarata e PD-së gjen elementë të tilla. Ata nuk janë kolauduar. Janë të paqartë për vazhdimësinë e tyre në zotin Berisha. Një pjesë kanë kaluar si Bardhi dhe Gjekmarkaj. Kini parasysh fjalët e tyre nuk kanë qenë pa bazë. Them me bindje se PD do bëjë primaret qoftë për dukje. Nuk mund ta anashkalosh statutin. Mund të thoni që statuti nuk ka funksionuar. Nëse do funksiononte ata nuk do ndaheshin. E njëjta gjë me PS, statuti funksionon por kryetarët janë mbi çdo gjë. Ajo që thotë Bardhi ka të bëjë me pastërtinë e primareve. Primaret duhej të kishin mbaruar në dhjetor. Dhe duhej të punonin për zgjedhjet. gjë e tillë nuk është bërë. Bashkimi i PD ende nuk ka ndodhur.
Njerëz me karrierë, të cilët janë ambicioz, si Bardhi mendoj që në javët në vazhdim derisa të kristalizohet problemi i emërtimeve do ketë shprehje të tilla, derisa ta kenë ndarë që janë të besuarit e Berishës. Një pjesë kanë marrë mesazhe nga të huajt. Zoti Bardhi me kohë është pjesë e delegacioneve tona. Rruga e tij në politikë është më e gjatë se rruga e Berishës. Po lufton në mandatin e fundit, nëse gjykata nuk ia ndërpret. Zoti Bardhi është në ngjitje të karrierës. Bardhi do vendin e vet, do ti shpërblehet sakrifica që u bashkua me Berishën.'
PD duhej të tregonte tashmë njerëzit me të cilët Berisha do të kandidoj në 11 maj.
'Duhej bërë të paktën në dhjetor. PD nuk e ka luksin e PS, që vepron me administratën e saj. PD para publikut duhej të tregonte që angazhimi me statutin dhe nxjerrja e emrave. Njerëzit duan të identifikohen dhe njerëzit pranë Berishës.'
Sa i përket votës së emigrantëve, Ben Andoni beson se regjistrimet e deri tanishme në portal janë prej militantëve të PD dhe PS në diasporë dhe fluksi do të bjerë në ditët në vijim.
'Besoj se fluksi i regjistrimeve ka për të rënë. Do vazhdojë dhe pak ditë angazhimi i militantëve. Pjesa më e madhe do jetë neglizhente. PS e para me punën e madhe në diasporë do arrijë të identifikojë personazhet dhe do marri rezultatet e saj. PD ka vetëm një emisar për diasporën. Peshën e ka marrë zoti Berisha. Është shumë pak një person. Pjesa e regjistruar në fillim është dukshëm pjesa e militantëve. Pjesa tjetër janë shumë më neglizhente. Sepse nuk e dinë sa vota e tyre do mundësohet.'
Më tej nënvizon se diaspora meritonte disa vende në parlament, megjithatë demokracia në Shqipëri do marrë frymë kur partitë e reja të sigurojnë mandate deputetësh për të kufizuar sadopak pushtetin e mazhorancës së ardhshme.
'Këto janë votimet e para të diasporës. Nëse një kod zgjedhor më i hershëm do bënte që 4 vende në parlament do u jepeshin atyre shoqatat shqiptare në diasporë do ishin më të interesuara. Ky është një hap i parë. Nxjerr edhe atë pjesën e shtetit tonë. Ky shtet organizon zgjedhjet. mundohet të tregojë se e respekton votën. Në votime të tjera opozita do jetë më e vëmendshme që vota e tyre të kanalizohet në mënyrë të drejtë. Nuk e kemi konceptin e drejtësisë që vota e çdo shqiptari ti shërbejë një qëllimi të madh. Vetë shoqatat e diasporës duhej të krijonin një federatë. Mendoj se i vetmi shans për demokracinë shqiptare nëse partitë e reja do kenë vend në parlamentin e madh dhe do kenë mundësi të kushtëzojnë qeverisjen e së ardhmes.'